Bursa studimore në kërkime për Holokaustin

Kush mund të aplikojë: Kërkues, Arkivistët, kuratorët dhe studiues të rinj, sidomos kandidatë për PhD me burime të kufizuara, që punojnë në institucionet e përcaktuara në shtetet anëtare të BE-së dhe në vendet të asociuara
Bursa: Përfshin strehim, shpenzimet e jetesës dhe udhëtimit
Afati i aplikimit: 30 Qershor 2016/ 31 Mars 2017/ 31 Dhjetor 2017
Përshkrimi
Bashkimi Evropian po financon Bursat EHRI për të mbështetur studiuesit, arkivistët, kuratorët dhe studiuesit e rinj, sidomos kandidatët e doktoraturës me burime të kufizuara për të ndërmarrë kërkime në një ose më shumë institucione partnere ENRI në fushën e Studimeve të Holokaustit. Këto bursa EHRI kanë për qëllim mbështetjen dhe nxitjen e kërkimit për holokaustin duke lehtësuar aksesin ndërkombëtar në arkivat kryesore dhe koleksione lidhur me Holokaustin.
Kohëzgjatja për të cilën aplikantët mund të aplikojnë është fleksibël – koha minimale për qëndrime është një javë, ndërkohë që qëndrimet shumë të gjatë mbi 4-6 javë do të mbeten në raste të pakta.
Kriteret
- Kërkues, Arkivistët, kuratorët dhe studiues të rinj, sidomos kandidatë për PhD me burime të kufizuara
- Aplikantë që punojnë në institucione të themeluara në shtetet anëtare të BE-së ose në vendet e asociuara (Islanda; Norvegjia; Shqipëria; Bosnja dhe Hercegovina; Maqedonia Mali i Zi; Serbia; Turqia; Izraeli; Moldavia; Zvicra; Ishujt Faroe; Ukraina)
- Kandidatët nga Evropa Qëndrore dhe Lindore janë veçanërisht të inkurajuar për të aplikuar.
Bursa
EHRI fellowships includes:
- Një pagë për shpenzimet e strehimit dhe jetesës si dhe të udhëtimit për dhe nga institucioni ftues;
- Përfituesit janë përgjegjës për sigurimin e vizave nëse është e nevojshme;
- Fellows will have access to the research infrastructure of the respective EHRI partner institution including access to a computer;
- Përfituesit do të kenë qasje në infrastrukturën kërkimore të institucionit përkatës partner të EHRI duke përfshirë akses në një kompjuter;
- Përfituesit mund të zgjasin qëndrimin me shpenzimet e tyre dhe në përputhje me rregullat e institucionit pritës dhe vizave;
- Përfituesit pritet të kalojnë 3 ditë në javë në institucionin pritës për të kryer hulumtime në projektin e tyre të kërkimit.
Si të aplikoni?
Të gjitha materialet aplikuese duhet të dërgohen në Anglisht. Aplikimi duhet të përfshijë:
- Një formular aplikimi të plotësuar;
- Një CV (maksimumi 2 faqe);
- Një projekt-propozim të detajuar në 4-5 faqe (1,250-1,500 fjalë) lidhur me Holokaustin që aplikanti ka në plan të realizojë gjatë periudhës së kërkimit
- Një letër rekomandimi nga një akademik i respektuar i cili është i njohur me punën e aplikantit;
- Aplikantët duhet të caktojnë një rekomandues të dytë në formularin e aplikimit.
Të gjitha materialet e aplikimit mund të dërgohen si një dokument të bashkëngjitur në formatin DOC ose PDF në adresën bennett@ifz-muenchen.de .
Për të tjera informacione ju lutemi vizitoni faqen zyrtare, duke klikuar në këtë LINK