Bursa studimi të plotë në universitetet më të mira ruse

Të dashur maturantë dhe studentë shqiptarë! Dëshironi të studioni në Rusi?

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë për fillimin e aplikimeve për përfitimin falas të bursave studimi për në universitetet më të mira ruse për vitin mësimor 2018-2019. Afati i fundit i aplikimit është data 1 mars. Opsionet e mundshme janë studimet bachelor, master, doktoraturë, si edhe programe të tjera. Për listën e specializimeve, procedurën e aplikimit dhe informacione të tjera ju lutemi ta vizitoni linkun më poshtë.

Akordimi i bursave për të rinjtë shqiptarë realizohet në kuadër të programit të përvitshëm të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Rusisë dhe Agjencisë Federale të Bashkëpunimit Humanitar Ndërkombëtar “Rossotrudniçestvo”.

Mos e humbisni këtë shans të bashkoheni me dhjetëra studentë shqiptarë që tashmë e kanë zgjedhur Rusinë si vendin ku ofrohet arsimi shumë cilësor dhe me standarde të larta!

Për më shumë informacion, klikoni në këtë LINK

Share This:

Leave a Comment