Bursa studimi nga Universiteti Harvard

Programi MBA i Harvardit është një nga programet kryesore të biznesit në botë, që jepet në një nga universitetet më prestigjioze në botë.

Bursa Boustany MBA Harvard jepet një herë në dy vjet për një kurs dyvjeçar në Harvard Business School.

Bursa ofrohet si në vijim:

• Ndihma financiare në vlerë prej 95,000 dollarë amerikanë (47,500 dollarë amerikanë në vit) për pagesën e tarifës së shkollimit

• Shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit në lidhje me praktikën.

Kriteret

Kandidatët duhet të kenë një përgatitje të shkëlqyer akademike. Mund të aplikojnë të interesuar nga çdo vend i botës.

Kandidatët mund të aplikojnë për Bursën vetëm pasi të kenë marrë një ofertë pranimi nga programi MBA i Harvardit.

Afati i aplikimit: 31 Maj 2019.

Praktikë në Fondacionin Boustany

Aplikantët e suksesshëm pritet të përfundojnë një praktikë dy mujore të papaguar në Fondacion. Projektet janë të ndryshme dhe kanë të bëjnë me aktivitetet e Fondacionit ose ato të partnerëve të saj.

Shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit në lidhje me praktikën mbulohen nga Fondacioni.

Për informacione të tjera lidhur me mënyrën e aplikimit, jeni të lutur të klikoni në këtë LINK

Leave a Comment