Bursa studimi në SHBA për akademikët shqiptarë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pranon aplikime për vitin akademik 2018-2019 për Programin Fulbright për Studiues të Huaj. Programi Fulbright u jep mundësi pedagogëve dhe kandidatëve që kanë kryer doktoraturën ose janë në proces, të bëjnë kërkime dhe/ose të japin mësim në një universitet në Shtetet e Bashkuara. Bursat u jepen kandidatëve që shfaqin më së miri përkushtimin në detyrë si në sektorin publik dhe atë privat, si edhe potencial për të sjellë një qasje pozitive në të ardhmen e Shqipërisë në bazë të konkurrimit.

Fushat e studimit

Dramë
Studime fetare
Punë sociale
Kimi
Letërsi/Gjuhësi
Komunikim
Juridik
Sociologji
Gazetari
Bibliotekonomi
Shkenca kompjuterike
Histori (jo amerikane)
Shëndet publik
Shkrim krijues
Linguistikë
Letërsi amerikane
Administrim publik
Shkenca informative
Shkenca mjedisore
Administrim Biznesi
TEFL/Gjuhësi e aplikuar
Kohëzgjatja e grantit

Bursat zakonisht zgjasin tre deri në gjashtë muaj në universitetet në Shtetet e Bashkuara. Pjesëtarë të familjes mund të lejohen të shoqërojne kandidatin sipas rastit dhe plotësimit të kritereve. Kandidatët janë të detyruar të kthehen në Shqipëri për të paktën 2 vjet në përfundim të Programit.

Kërkesat për kualifikim

Gradë doktorature ose kandidatë që janë duke e kryer doktoraturën;
Minimumi 5 vjet eksperiencë në mësimdhënie dhe/ose eksperience në fushat kërkimore në një universitet shqiptar;
Nivel i përshatshëm i gjuhës angleze në përputhje me projektin që do të studiohet në Shtetet e Bashkuara (minimumi 580 pikë në provimin e TOEFL) – dhënia e provimit të TOEFL-it nuk është detyrim në momentin e aplikimit;
Aftësi drejtuese dhe kërkimore të shprehura, dhe potencial për zhvillim të mëtejshëm në profesionin përkatës;
Kombësi shqiptare dhe punësim në Shqipëri;
Limiti i moshës: 55
Personat që janë aktualisht të regjistruar në programet e studimit ne Shtetet e Bashkuara, me përvoja të mëparshme studimi në Amerikë, fitues të një burse Fulbright në pesë vitet e fundit, të punësuar, të martuar me shtetas amerikanë, ose që kanë aplikuar për të emigruar, kanë kërkuar azil në shtet tjetër nuk janë të ligjshëm për të aplikuar.

Dispozitat Financiare

Bursa e programit Fulbright garanton shkollimin, pagesë mujore për jetesë, libra dhe mjete shkollore, udhëtim vajtje ardhje në institucionin pritës. Bursa e programit Fulbright nuk rinovohet.

Procedura e aplikimit

Forma e aplikimit për programin Fulbright për studiues të huaj duhet plotësuar në mënyrë elektronike, këtu.

Aplikimet duhen dërguar jo më vonë se data 15 Qershor 2017

Aplikimi i plotë përfshin:

Formën e aplikimit
Deklaratë të detajuar të aktivitetit të propozuar
CV të detajuar
Tre referenca
Kopje të noterizuara dhe të skanuara të diplomave (Univeristetare, Master, Doktoraturë)
Çertifikata të tjera të marra (të vlefshme për fushën e studimit)
Letër nga punëdhënësi që konfirmon punësimin
Ftesa ose konfirmim pranimi nga institucioni Amerikan (jo e detyruar)
Pasi të plotësoni aplikimin online ju duhet ta printoni dhe ta postoni bashkë me dokumentat e tjera plotësuese në adresën e mëposhtme jo më vonë se data 15 Qershor 2017.

Fulbright Program
Public Affairs Office
U.S. Embassy
Rruga Elbasanit, Nr. 103
Tirana

Për informacion të mëtejshëm kontaktoni:

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun, Ambasada Amerikane, Tiranë Tel: 04 224-7285, email Fulbrightapplication@state.gov ose faqen tonë në Facebook.
Kujdes: Aplikimet që do të dorëzohen ose postohen pas datës 15 Qershor 2017, apo të dërgohen si dokument Google ose We tranfer nuk do të merren në konsideratë!

Leave a Comment