Bursa studimi në Japoni

Afati i fundit i aplikimit: 31 gusht 2017
Kush mund të aplikojë: aplikantët çdo kombësie përvec asaj japoneze
Përfitimet nga bursa: hulumtimi i plotë dhe qëndrimi

Fondacioni Ndërkombëtar Matsumae (MIF) është një organizatë joqeveritare. Fondi i tij bazohet vetëm në donacionet e shumë njerëzve japonezë, të cilët janë përgjigjur me dashamirësi ndaj thirrjes së Dr Shigeyoshi Matsumae. Përderisa shumë donacione ofrohen me mirësi nga ndërmarrjet dhe grupet  e ndryshme, shumica e donatorëve janë individë që i pëlqejnë idealet e Themeluesit dhe mbajnë kontribute në Fond nga të ardhurat e tyre të kufizuara.

Kriteret e aplikimit:

Aplikantët  që plotësojnë të gjitha kërkesat e mëposhtme ftohen të paraqesin dokumentet e kërkuara të aplikimit.

Aplikantët duhet të kenë një Ph.D. (Doktoraturë) ose të njihen nga MIF si posedues të kualifikimeve të barasvlefshme akademike;
Aplikantët duhet të jenë 49 vjeç ose nën këtë moshë;
Aplikantët duhet të kenë aftësi të mjaftueshme për bisedime në gjuhën angleze ose japoneze për të parandaluar vështirësitë e pakapërcyeshme gjatë aktiviteteve të tyre kërkimor në Japoni;
Aplikantët nuk duhet të kenë qenë në Japoni në të kaluarën dhe / ose aktualisht nuk duhet të jenë;
Aplikantët duhet të kenë pozita të forta dhe profesione në vendet e tyre të origjinës, dhe duhet të kthehen në vendet e tyre më pas;
Aplikantët duhet të kenë shëndet të plotë dhe jo të kufizuar fizikisht në asnjë mënyrë që do të parandalonte kryerjen e hulumtimeve në Japoni.

Fushave të studimit të tilla si shkencat natyrore, inxhinieria dhe mjekësia u jepet prioritet i parë.

Si të aplikoni?

Aplikantët duhet të plotësojnë Formularin e Aplikimit në formatin PDF ose MS Word.

Aplikimi duhet të dorëzohet nga vendi i origjinës së aplikantit. Nën asnjë rrethanë nuk do të pranohet një kërkesë nga një person që ndodhet tashmë në Japoni.

Për më shumë informacion klikoni këtu

Leave a Comment