Bursa studimi Master në Administrim Biznes (MBA), Zvicër

Instituti Ndërkombëtar për Zhvillimin e Menaxhimit (IMD) ofron  rreth 17 bursa me vlerë totale prej 500.000 CHF për të studiuar programin MBA (Master në Administrim Biznes). Aplikantët ndërkombëtarë mund të aplikojnë për këto bursa.

Qëllimi i Institutit Ndërkombëtar për Menaxhimin e Zhvillimit (IMD) MBA është për të mundësuar dhe inkurajuar akademikisht studentët e çdo kombësie. Vizioni i IMD-së është që të jetë më e mira në botë duke duke bërë të mundur zhvillimin e liderëve të suksesshme global – individët, ekipet dhe organizatat.

Aplikantët duhet të kenë diplomë bachelor ose ekuivalente nga një institucion i akredituar.

Niveli i kursit: Bursat janë në dispozicion për ndjekjen e programit master në Kolegjin IMD në Zvicër

Maksimumi i bursës që mund të jepet për një kandidat është CHF 65,000.

Kriteret

Diplomë bachelor ose ekuivalente nga një institucion i akredituar.Mosha 25-35

GMAT (80% e pjesëmarrësve në MBA janë vlerësuar në pikët 620 – 750)

Eksperiencë pune minimum 3 vite

Njohuri shumë të mira të Anglishtes së shkruar dhe të folur

Njohuri në minimumi një gjuhë tjetër përveç Anglishtes.

 Afati i aplikimit: 30 Shtator 2016.

Për të tjera informacione, lidhur me kategoritë e bursave dhe mënyrën e aplikimit, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK.

Leave a Comment