Bursa pune për gazetarë dhe programues në Gjermani dhe USA, të gjitha kostot e mbuluara

Afati i aplikimit: 21 Gusht, 2015.
A jeni një programues, teknolog, informaticien i cili dëshiron të ndihmojë në ndryshimin e botës së gazetarisë? Knight-Mozilla Open News është duke ofruar shtatë bursa për të punuar me organizatat e lajmeve në mbarë botën. Bursat Knight-Mozilla paraqesin një mundësi unike për njerëzit që e pëlqejnë programimin dhe që duan të ndikojnë të ardhmen e gazetarisë në internet. Fituesit do të kalojnë 10 muaj duke punuar me kolegët e dhomës së lajmeve, duke eksperimentuar në projekte bashkëpunuese, dhe shpërndarjen e punës së tyre.
Vendodhjet
Bursat janë të bazuara në qytetin e organizatave pritëse të lajmeve. Vendet e bursave për vitin 2016 janë:
• Correct!v – Berlin, Gjermani
• Coral Project – New York, NY
• Frontline – Boston, MA
• Los Angeles Times Data Desk – Los Angeles, CA
• NPR – Washington, DC
• Vox Media – Austin, TX; New York, NY; or Washington, DC
Kriteret
Ky është një program ndërkombëtar dhe është mirëpret pjesëmarrës nga e gjithë bota.
Përfitimet
• Një pagë prej 60.000 $, paguhet në 10 këste mujore. Përfituesit janë përgjegjës për pagimin e gjitha taksave të aplikueshme dhe pagesat qeveritare.
• Bursa gjithashtu ofron shtesa për kujdesin ndaj fëmijëve dhe sigurimin shëndetësor, dhe ndihmon duke paguar për kërkime / pajisje dhe libra. Nëse jeni zhvendosur për bursën, akomodimi dhe shpenzime e lëvizjes do të kompesohen.
Si të aplikoni?
Aplikoni online KËTU.
Për më shumë informacione vizitoni Knight-Mozilla Fellowship ose dërgoni e-mail në info@opennews.org .

Leave a Comment