Bursa për studimet Bachelor ose Master në Holandë

Bursa Holandeze është menduar për studentët ndërkombëtarë nga jashtë Zonës Ekonomike Evropiane (EEA) të cilët dëshirojnë të kryejnë studimet bachelor ose master në Holandë.  

Kjo bursë financohet nga Ministria Holandeze e Arsimit, Kulturës dhe Shkencës, si dhe nga disa universitete kërkimore holandeze dhe universitete të shkencave të aplikuara.

Bursa

Çmimi i bursës është 5,000 euro. Ju do ta merrni këtë në vitin e parë të studimeve tuaja. Ju lutemi vini re se kjo nuk është një bursë e plotë shkollore.

Kriteret e aplikimit

  • Kombësia jashtë Zonës Ekonomike Evropiane-EEA.
  • Ju jeni duke aplikuar për një program me kohë të plotë bachelor ose master në një nga institucionet e larta të arsimit hollandez.
  • Ju përmbushni kriteret specifike të institucionit që ju zgjidhni.
  • Ju nuk keni studiuar herë tjetër në Holandë.

Ju mund të aplikoni tani për periudhën e vitit akademik 2018-2019 Afati i aplikimit është1 Shkurt 2018 ose 1 Maj 2018.

Për detaje të tjera lidhur me mënyrën e aplikimit, klikoni në këtë LINK

Leave a Comment