Bursa për studime pasuniversitare në Maltë

Qeveria e Maltës përmes Ministrisë për Mjedisin, Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Ndryshimin e Klimës ka shpallur programin e bursave për studentët e huaj, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet pasuniversitare për çështjet klimatike në Universitetin e Maltës për vitin akademik 2018-2019.
Bursat e studimit ofrohen në fushat e mëposhtme:
– Zbutja e ndryshimeve klimatike dhe transporti i ulët i karbonit;
– Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike për të rritur elasticitetin për ruajtjen e burimeve të gjalla detare;
– Qeverisja e ndryshimeve klimatike në kontekstin e shteteve dhe territoreve të vogla ishullore;
Skema e akordimit të bursave është pjesërisht pjesë e detyrimeve të Maltës sipas Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet Klimatike (UNFCCC) për të ofruar mbështetje për shtetet në zhvillim.
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të bëjnë aplikimin online dhe të dorëzojnë dokumentacionin hard copy pranë Universitetit të Maltës brenda datës 25 Maj 2018 që është edhe afati i fundit për aplikim në adresën e mëposhtme:
University of Malta
Msida, MSD 2080
Malta
Phone: + 35623402340
Për një informacion më të detajuar për mënyrën e aplikimit dhe të përgatitjes së dokumentacionit,
Ju lutemi referojuni adresave në web-site:
https://www.um.edu.mt/newspoint/noticeboard/opportunities/2018/05/scholarshipsinclimateaction
https://www.um.edu.mt/__data/assets/pdf_file/0006/348261/climateactionscholarshipsum2018.pdf
Gjithashtu, për sqarime të tjera kandidatët mund të kontaktojnë me Zyrën Ndërkombëtare të
Universitetit të Maltës në adresën e-mailit: interanational@um.edu.mt