Bursa për studime pasuniversitare Master/Kërkimore në Japoni

Në kuadër të “Programit të Bursave” (Japanese Government Monbukagakusho: Mext), Qeveria e Japonisë ofron 1 (një) bursë për studime pasuniversitare Master/kërkimore për kandidatë shqiptarë, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet pasuniversitare master/kërkimore në Japoni për vitet akademikë 2017-2019, në fushat e studimit në vijim:
– Shkenca shoqërore: Letërsi, histori, estetikë, drejtësi, shkenca politike, ekonomik, tregti, pedagogji, psikologji, sociologji, muzikë, artet e bukura, etj.
– Shkenca natyrore/ të aplikuara: arkitekturë inxhinieri, bujqësi, elektronikë, informatikë peshkim, mjekësi, stomatologji, etj.
Kriteret dhe procedura e aplikimit:
– Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet në nivelin universitar bachelor/master;
– Sfera e studimit për të cilën do të aplikohet të jetë e njëjtë ose e lidhur me degën, për të cilën kandidati ka mbaruar studimet;
– Kandidati duhet të jenë nën moshën 35 vjeç (të ketë lindur pas datës 1 prill 1982);
– Kandidati duhet të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Bursa e studimit mbulon të gjitha shpenzimet për ushqimin, akomodimin, programin mësimor, si dhe shpenzimet e udhëtimit vajtje-ardhje me avion.
Materialet informativë (Udhëzimet për procedurën e aplikimit) dhe formularët e aplikimit mund t’i gjeni në adresat e mëposhtme të internetit:
http://www.it.emb-japan.go.jp/…/al…/scholarship_albania.html
http://www.mext.go.jp/english/
Ambasada Japoneze në Romë/ Itali do të përzgjedhë paraprakisht kandidatët (faza e parë e seleksionimit) përmes shqyrtimit të dokumenteve të paraqitura dhe përmes një provimi me shkrim të gjuhës japoneze/ angleze. Kjo procedurë do të shoqërohet edhe me intervista direkte me kandidatët.
Për sqarime të tjera lidhur me kushtet dhe procedurat e përzgjedhjes mund të kontaktoni direkt me Zyrën Kulturore e Ambasadës së Japonisë (the Cultural Office of the Embassy of Japan) në Itali: Tel: +3906487991; e-mail: culturale@ro.mofa.go.jp.
Dokumentet si dhe formularët e aplikimit (të plotësuara) duhet t’i përcillen Ambasadës së Japonisë në Itali në adresën e poshtëshënuar, brenda datës 24 qershor 2016 që është edhe data e fundit për aplikim:
Ufficio Culturale
Ambasciata del Giappone in Italia
via Quintino Sella, 60
00187 – Rome
ITALY