Bursa për studentët e shkëlqyer nga Universiteti i Bostonit

Përmbledhje
Nëse keni patur aritje të larta, Universiteti i Bostonit dëshiron t’ju sponsoizojë përmes një sërë bursash që ai ofron. Vitin e kaluar, Universiteti i Bostonit ka akorduar rreth 12.5 milion $ bursa në bazë të meritave të arrira. Shumica prej tyre jepet për arritje akademike, ndërsa të tjerat shkojnë për atletët e talentuar, interpretuesit dhe artistët.
Bursa “Trustee”
Bursa më prestigjoze e Universitetit të Bostonit është ajo që bazohet në meritat e studentit gjatë periudhës në shkollën e mesme. Këta studentë përfitojnë shkollim të plotë për 4 vite. Afati i fundit për të aplikuar është data 1 Dhjetor. Për më shumë informacion për këtë bursë, jeni të lutur të klikoni në këtë LINK
Bursa “Presidenciale”
Studentët me rezultate të shkëlqyera akademike që aplikojnë në Universitetin e Bostonit kanë të drejtë të përfitojnë bursën me vlerë 20’000 $. Nuk kërkohen ese shtesë ose formularë aplikimi. Për më shumë informacion për këtë bursë, jeni të lutur të klikoni në këtë LINK