Bursa për stafin akademik të Universitetit të Tiranës

Hapet thirrja për bursa për stafin akademik të Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin e Humboldt-Universität zu Berlin, në Gjermani.
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Humboldt-Universität zu Berlin, në Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2016-2017.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie;
Kohëzagjatja e bursave:
– 5 ditë (plus 2 ditë udhëtim). Mobiliteti duhet të kryet deri në muajin korrik 2017.
Fushat e studimit:
– Shkenca Humane;
– Gjuhë të Huaja dhe Shkenca Filologjike;
– Histori;
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin ditor (120 EUR në ditë)
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni në këtë link:
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik për mësimdhënie:
– CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Dokumenti i aplikimit që mund ta shkarkoni në adresën: https://www.slawistik.hu-berlin.de/…/e-app…/at_download/file
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Letër ftese nga Universiteti Pritës;
– Certifikata e gjuhës së huaj (që vërteton njohuritë e gjuhës angleze ose gjermane në nivelin B1 në varësi të programit të mësimdhënies);
– Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:
https://www.slawistik.hu-berlin.de/…/staff…/at_download/file
*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Afati për aplikim: 12 Qershor 2017
Për të aplikuar ju lutemi të dorëzoni dokumentat dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Komunikimit, Sektori për Marrëdhëniet me Jashtë dhe të dërgohen njëkohësisht të skanuara në adresën iro@unitir.edu.al
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al

Për më shumë informacion klikoni këtu

Leave a Comment