Bursa për stafin akademik të Universitetit të Tiranës

Hapet thirrja për bursa për stafin akademik të Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin e Lubjanës, Slloveni.
Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Lubjanës, në Slloveni, për semestrin e parë të vitit akademik 2017-2018.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik për trajnim;
Kohëzagjatja e bursave:
– 5 ditë (plus 2 ditë udhëtim);
Fushat e studimit:
– Bioteknologji;
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin ditor (100 EUR në ditë)
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni në këtë link:
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik për trajnim:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze/sllovene);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj (që vërteton njohuritë e gjuhës angleze ose sllovene);
– Plani i mobilitetit për trajnim*;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/…/Bursat/Training_Mobility_Plan.pdf
*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Afati për aplikim: 24 Korrik 2017
Për të aplikuar ju lutemi të dorëzoni dokumentat dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Komunikimit, Sektori për Marrëdhëniet me Jashtë dhe të dërgohen njëkohësisht të skanuara në adresën iro@unitir.edu.al
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al
Për më shumë informacion klikoni këtu