Bursa për shkrimtarë në Austri

Të gjithë shkrimtarëve: A doni të shkruani dhe të jetoni në Graz (Austri) për një vit?
Nëse po, kjo Thirrje për Aplikime është për ju.

Thirrje për aplikime: Bursa “Shkrimtari i Qytetit të Grazit”, Shtator 2018 – Gusht 2019.
Afati i fundit për Aplikime: 31 mars 2018

Bursa i ofron një shkrimtari mundësinë për të jetuar dhe punuar në qytetin letrar të Graz-it për një vit, përfshirë strehimin falas, si dhe një kontribut mujor financiar. Qëllimi është promovimi i shkrimtarëve që tregojnë aftësi inovative dhe analizë mbi çështje aktuale, cilësi në aspektin estetik dhe gjuhësor, autenticitet dhe pavarësi artistike. Qëllimi i rezidencës në Graz është të kontribuojë ndaj shkëmbimit kulturor dhe ndërveprimit me skenën e letërsisë lokale.

Për më shumë informacion: http://www.kultur.graz.at/kulturamt/33

COMMENTS

  • <cite class="fn">Eugena Gjoka</cite>

    I would adore to go at Austria , and living ther for a year . I needs to change the pace of my life . Maybe the world is changing the people but this can’t say that the world has changed.

Leave a Comment