Bursa për shkollë verore në Dubrovnik, Kroaci

Përshkrimi
Iniciativa Globale Bioetike në bashkëpunim me Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Zagrebit dhe Qendrën Ndër-Universitare fton studentët dhe profesionistët në mbarë botën të marrin pjesë në DIBSS – Shkolla Verore Ndërkombëtare për Bioetikën në Dubrovnik, Kroaci. Tani është shansi juaj për të treguar njohuritë tuaja dhe të konkurroni për një bursë të plotë .
Afati i aplikimit: 24 Qershor 2016
Shkolla Verore: 5-14 Gusht 2016, CAAS, Dubrovnik, Kroaci
Kriteret
Të gjithë pjesëmarrësit duhet të kenë rrjedhshmëri në anglisht. Pjesëmarrësit nuk kanë nevojë të kenë njohuri në bioetikë, por ata duhet të jenë në gjendje të demonstrojnë interes në çështjet e përshkruara në këtë program. Janë të inkurajuar të aplikojnë: Studentë që ndjekin studimet, të diplomuar dhe profesionistë.
Kostot
Tarifa është 200 EUR dhe përfshin: “coffee breaks” dhe dreka të lehta, udhëtime në terren, darkat e ceremonisë hapëse dhe mbyllëse.
Mund të aplikoni në faqen zyrtare të DIBSS dhe të fitoni:
Çmimi i parë: një burse të plotë, duke përfshirë kostot e akomodimit;
Çmimi i dytë: 75% bursë;
Çmimi i tretë: 50% bursë;
Si të aplikoni?
Aplikantët duhet të regjistrohen KËTU dhe të përfshijnë dokumentat e mëposhtme:
- CV;
- Një shprehje të shkurtër interesi, ku të nënvizoni se pse dëshironi të merrni në këtë shkollë verore;
- Një letër rekomandimi nga një profesor, mësues ose këshillues;
- Opsionale: një artikull ose paper të publikuar.
Pjesëmarrësit që do aplikojnë për bursë të pjesshme duhet të përfshijnë një deklaratë me 300-500 fjalë duke përshkruar se si do të përfitojnë nga ajo.
Fituesit e bursës do të njoftohen 2 ditë pasi të aplikojnë.
Këto dokumenta duhet t’i dërgohen Dr. Tea Vukušić Rukavina në adresën e-mail: tvukusic@snz.hr;
Tel: +385 91 51 55 876;
Fax: +385 1 4684 44.
Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK