Bursa për Master dhe Doktoraturë në Francë

1- Bursa të qeverisë franceze për Mastera dhe Doktoratura
Ambasada e Francës në Shqipëri mbështet studentët shqipatrë që dëshirojnë të ndjekin studimet në një universitet francez. Prioritet kanë kërkesat e kandidatëve që lidhen me veprimtari prioritare të bashkëpunimit dypalësh.
Ambasada e Francës në Shqipëri jep bursa për nivelet Master 2 dhe Doktoraturë (teza në cotutelle).
Bursa e Masterit 2 nuk mund ta jetë me shumë se 10 muaj (shtator 2018 – qershor 2019). Dy tipe bursash Master 2 do të akordohen për vitin universitar 2018-2019:
10 bursa studimi: pagesë mujore 767 euro; përjashtim nga tarifa e regjistrimit ne institucionet publike të arsimit të lartë ne varësi të Ministrisë së Arsimit të Lartë, Kërkimit dhe Inovacionit; tarifa e formimit (në funksion të tavanit të përcaktuar); shpenzime për shkollim (700 euro); sigurim shoqëror, asistencë për të kërkuar strehim. Bursa nuk mbulon blerjen e biletave të avionit.
5 bursa për mbulimin e shpenzimeve shoqërore/mjekësore: përjashtim nga tarifa e regjistrimit ne institucionet publike të arsimit të lartë ne varësi të Ministrisë së Arsimit të Lartë, Kërkimit dhe Inovacionit; sigurim shoqëror, asistencë për të kërkuar strehim. Ajo nuk përmban pagesë mujore, POR, mbulon blerjen e nje bilete avioni vajtje-ardhje.
Bursa e doktoraturës në co-tutelle përfshin 15 muaj mobilitet të shpërndara në 3 vite universitare të njëpasnjëshme. Bursa garanton sigurimin shoqëror. Pagesa mujore është 767 euro. Bursa nuk mbulon blerjen e biletave të avionit.
2- Kushtet për t’u zgjedhur
1. Fushat e studimeve
Të gjitha disiplinat shkencore përfshihen. Por prioritet do të kenë fushat e mërposhtme: klima, biodiversiteti, mjekësi, energji, migracionet.
2. Shtetësia
Kandidati duhet të jetë shtetas shqiptar.
3- Dosja e kandidaturës
Dosja e kandidaturës duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme :
Formularin e kandidaturës që shkarkohet ;
Kopjen e pasaportës ;
Kopjen e diplomës më të lartë dhe listat e notave (dokumente te përkthyera dhe të noterizuara) ;
Dokumentin që vërteton njohjen e gjuhës frënge (B2) ose angleze sipas masterit ose tezës së parashikuar ;
Curriculum-vitae në frëngjisht (në anglisht vetëm për shkollimin në anglisht) ;
Letrën e motivimit në frëngjisht për të prezantuar projektin e shkollimit në Francë (në anglisht vetëm për shkollimet në anglisht) ;
Marrëveshjen e co-tutelle për tezën e doktoraturës ;
Letra/t e rekomandimit nga drejtuesi/t) dhe/ose një pedagog i institucionit nga vjen kandidati ;
Vërtetimin e regjistrimit ose kopje të korespondencës së shkëmbyer me universitetin francez. Bursat u jepen vetëm kandidatëve që kanë një regjistrim në një universitet francez.
Dosja duhet dërguar ose depozituar para 31 majit 2018 në Ambasadën e Francës në Shqipëri, në adresën e mëposhtme :
Ambasada e Francës
Shërbimi për Bashkëpunim dhe Veprimtari Kulturore
Rruga Skënderbej Nr. 14,
Tiranë
Për çdo informacion më të hollësishëm, kontaktoni:
Zonjën Valbona Nano valbona.nano@diplomatie.gouv.fr ose
Zonjën Kleopatra Koleka kleopatra.koleka@diplomatie.gouv.fr
4- Zhvillimi i procedurës
Dosjet shqyrtohen nga Shërbimi për Bashkëpunim dhe Veprimtari Kulturore. Çdo dosje e paplotë ose jashtë kritereve nuk pranohet.
Kandidatët, dosjet e të cilëve do të paraseleksionohen, do të thërriten në një takim për një intervistë me jurinë gjatë muajit qershor 2018. Pas takimeve 15 kandidatë do të përzgjidhen për të përfituar bursën e studimit Master 2, nga të cilët 10 të parët në renditje do të kenë bursë studimi të plotë. Të tjerët do të kenë bursën për mbulimin e shpenzimeve shoqërore/mjekësore.
Një bursë për doktoraturë do të jepet për periudhën shtator 2018 – gusht 2021.
Vendimet e jurisë do t’u komunikohen kandidatëve gjatë muajit korrik 2018. Juria është e pavarur dhe vendimi i saj është përfundimtar.
Shkarkoni formularin e kandidaturës për Master 2
Shkarkoni formularin e kandidaturës për Doktoraturë
Për më shumë informacione, klikoni në faqen zyrtare në këtë LINK