Bursa për konferencën botërore të gazetarëve

Afati i aplikimit: 15 mars 2017
Kush mund të aplikojë: studentët amerikanë  dhe studentët ndërkombëtare
Kosto: do të sigurohet mbështetje e plotë dhe  e pjesshme për të mbuluar udhetimin, strehimin

Konferenca Botërore e gazetarëve të shkencës 2017 po ofron bursa që janë të destinuara për personat qe duan të marin pjesë në këtë konferencë.

Kriteret e aplikimit:

WCSJ2017 do të ofrojë trajnime të veçanta, mentorim, redaktim dhe mundësi  publikimi për studentët e interesuar me shkrim, redaktim, ose prodhimin e lajmeve shkencore, informacioneve, apo komenteve për publikun si një karrierë.
Prioritet për këto bursa do ti jepet studentëve të SH.B.A. dhe studentëve ndërkombëtarë në nivel universitar, megjithëse studentët e diplomuar në shkenca apo shkrimtarët e hershëm të karrierës pa qasje në programet formale të trajnimit në gazetari gjithashtu janë të mirëpritur për të aplikuar.

Kostot e mbuluara

Granti do të japë mbështetje të plotë ose të pjesshme për të mbuluar fluturimet ekonomike, strehim për kohëzgjatjen e konferencës, dhe transportin në terren, deri në një shumë maksimale të bazuar në vendndodhjen dhe kushtet e udhëtarëve;
Një subvencion shtesë për ushqim, dhe regjistrimi për ngjarjet ndihmëse të konferencave mund të sigurohet në varësi të nevojës së demonstruar;
Marrësit e bursës të përzgjedhur për të marrë pjesë në ngjarjet e para-konferencës do të marrin një subvencion për një natë shtesë në hotel .

Si të aplikoni?

Aplikantët do të kërkohet që të ngarkojnë një deklaratë interesi dhe një rezyme, dhe për të siguruar emrin e një reference të cilin ju do ta keni për të dërguar një letër rekomandimi.
Rekomandohet që aplikantët të lexojnë aplikimin online për të përgatitur materialet e kërkuara para se të aplikoni të cilin e gjeni këtu. Aplikimet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Për më shumë informacion klikoni këtu.

Share This:

Leave a Comment