Bursa për Bachelor dhe Master në Universitetin e Luksemburgut

Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në  , në Luksemburg, për semestrin e parë të vitit akademik 2016-2017.

Programi Erasmus + është programi më i ri i lançuar nga Komisioni Europian i cili u jep mundësinë studentëve për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe rritur perspektivat e tyre të punësimit.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime
– Shkëmbimin e stafit për mësimdhënie

Nivelet e mobilitetit për studentët:
• Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Tiranës.)

Kohëzagjatja e bursave:
– Studentët e Masterit (5 muaj)
– Stafi për mësimdhënie (5 ditë)

Fushat e studimit:
– Ekonomiks dhe Financë
– Sipërmarrje dhe Inovacion
– Kontabilitet dhe Audit

Për më tepër informacion mbi mundësitë e studimit në Universitetin e Luksemburgut në programet master, mund të vizitoni adresën:  http://bit.ly/1QSBhsZ.

Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj)
– Kostot e udhëtimit

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe / ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumuentat e nevojshme për aplikim:

Për studentët e nivelit Master:
1. Kopje e ID/ pasaportës;
2. CV;
3. Diploma e nivelit Bachelor (kopja origjinale në shqip)
4. Suplementi i Diplomës Bachelor (kopja origjinale në shqip)
5. Lista e notave – niveli master (kopja origjinale në shqip)
6. Vërtetim studenti, i cili konfirmon ciklin e studimit dhe vitin aktual akademik (kopja origjinale në shqip);
7. Certifikata e gjuhës (për gjuhën në të cilën do të zhvillohet programi i studimit në universitetin pritës); Preferohet certifikatë të njohura ndërkombëtare të lëshuara nga Universiteti ose nga qendrat e gjuhës së huaj;
8. Letra e motivimit (në anglisht).

Për Stafin Akademik për Mësimdhënie:
1. Kopje e ID/ pasaportës;
2. CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
3. Diploma e nivelit të fundit të studimeve;
4. Një letër motivimi (në gjuhën angleze);
5. Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
6. Certifikata e gjuhës së huaj(për gjuhën në të cilën do të zhvillohet programi i studimit në universitetin pritës); Preferohet certifikatë të njohura ndërkombëtare të lëshuara nga Universiteti ose nga qendrat e gjuhës së huaj;
7. Plani i mobilitetit (për stafinakademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i propozuar që do të kreyni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikani dhe personi përgjegjës për mobilitetet në Universitetin e Tiranës, i cili është Zv.Rektori për Anën Shkencore dhe Marrëdhëniet me Jashtë.
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për Trajnim klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/…/Bursat/Teaching_Mobility_Plan.pdf
Për informacione të mëtejshme lidhur me Planin e Mobilitetit në Universitetin e Luksemburgut, kontaktoni me Prof. Skerdilajda Zanaj në adresën: skerdilajda.zanaj@uni.lu
Afati për aplikim: 25 Shkurt 2016

Fillimi i mobilitetit:
Studentët e përzgjedhur për të ndjekur këtë program mobiliteti do të fillojnë mësimin në semestrin e parë të vitit akademik 2016-2017.

Për të aplikuar ju lutemi vizitoni http://bit.ly/1NFeGcR
I gjithë aplikimi kryhet online.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën iro@unitir.edu.al .
Ju urojmë shumë suksese në aplikimin tuaj!

Leave a Comment