Bursa nga Graduate Institute Geneva në Zvicër

 

Kush mund të aplikojë? Studentë nga e gjithë bota
Bursa: Bursë e plotë e kostove të jetesës, një bursë të pjesshme dhe / ose një reduktim në tarifën e shkollimit

Përshkrimi

Graduate Institute Geneva në Zvicër është instituti më i vjetër në botë tërësisht i përkushtuar për përgatitjen e studentëve për një karrierë ndërkombëtare, duke përfshirë vende pune në universitete.

Instituti ofron programe disiplinore dhe ndërdisiplinore të studimeve për PhD, Master dhe diplomë të dyfishtë-master.

Afati i aplikimit: 15 Janar 2016

Kriteret

Çdo student nga e gjithë bota mund të aplikojë.

Bursa

Instituti synon të mbështesë studentët me nevoja financiare duke ofruar ndihmë financiare, e cila mund të ketë formën e një burse të plotë të kostove të jetesës, një bursë të pjesshme dhe / ose një reduktim të tarifës së shkollimit. Lexoni më shumë në lidhje me tarifat e shkollimit dhe ndihmën financiare KËTU.

Si të aplikoni?

  • Plotësoni formularin online duke klikuar në këtë LINK.
  • Paguani tarifën e aplikimit prej 100 CHF (Detajet për pagesën dhe udhëzimet do të gjeni në faqen e aplikimit të formularit online)
  • Paraqisni detaje të kontakteve të dy referencave akademike;
  • Ngarkoni të gjitha dokumentat (shikoni listën në këtë LINK) para afatit të aplikimit.
  • Përfundoni aplikimin tuaj, duke klikuar në “Submit”.

Për më shumë informacion, ju lutemi klikoni në faqen zyrtare.

 

Leave a Comment