Bursa nga Fondacioni i Bamirësisë në Angli

Qendra për të Drejtat e Njeriut ka hapur aplikime për bursa, të cilat ofrohen nga Fondacioni i Bamirësisë Anamax. Bursat do të jepen për të studiuar në programet e shkurtra, duke filluar nga 1 tetori 2018 deri më 7 dhjetor 2018. Kjo bursë vlen për studentë nga vendet në zhvillim.

Aplikantët duhet të kenë aftësi shumë të mira në të folurën dhe të shkruarën e gjuhës angleze ose gjuhë të tjera sipas kërkesave të programit.

Bursat do të jepen për të studiuar mbi Ligjin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut.

Bursa e Fondacionit të Bamirësisë Anamax (deri në vlerën 2.750 paund) do të mbulojë:

  • Shpenzimet e udhëtimit
  • Shpenzimet e akomodimit për dhjetë javë të zhvillimit të programit, duke përfshirë të gjitha taksat dhe faturat përkatëse.

Aplikimi duhet të shkruhet në anglisht.

Procedura e Aplikimit: Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni CV-it tuaj dhe një letër motovimi me 1000 fjalë,duke shpjeguar me detaje përse po aplikoni për këtë program dhe shpjegoni punën që do të ndërmarrni në të drejtat e njeriut pas kthimit në vendin tuaj.

Afati i fundit: 12 gusht 2018

Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.

Leave a Comment