Bursa nga Fondacioni gjerman i mjedisit

Fondacioni gjerman i mjedisit (DBU) akordon bursa për të diplomuarit shqiptarë për kërkime në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe natyrës në Gjermani. Përfituesit e bursës do të kenë mundësinë për të qëndruar për qëllime hulumtimi dhe trajnimi në një institucion gjerman si dhe për të marrë pjesë në seminare shoqëruese e shkolla verore.
Bursa përfshin një shumë bazë prej 1500 Euro në muaj për një periudhë maksimale për 3 vite si dhe një shumë fikse 210 Euro në muaj për shpenzime materiale dhe udhëtimi.
Për më tepër informacione klikoni në këtë LINK.