Bursa në Australi

Bursat e Universitetit dhe Qeverisë së Commonwealth (Komonuelthit) vlejnë për studentë nga e gjithë bota. Këto bursa do të jepen për të ndjekur programet studimore në nivel të lartë në Universitetin e Newcastle.

Aplikantët duhet të kenë përfunduar të paktën katër vjet studimi universitar me arritje të shkëlqyera akademike dhe duhet të plotësojnë kërkesat e aftësisë në të folur e shkruar të gjuhës angleze.

Bursat ofrohen në fusha të ndryshme për të ndihmuar studentët në përmirësimin e arsimimit të tyre.

Bursat do të financohen nga  Universiteti i Newcastle ose Qeveria e Komonuelthit .

Të përzgjedhurit do të marrin një pagesë prej 27,082 dollarë në vit.

Bursa mund të përfshijë gjithashtu:

  • Një kompensim monetar për zhvendosjen (deri në 1,500 dollarë)
  • Bursë të plotë për tarifën e shkollës
  • Një laptop për studimet tuaja kërkimore
  • Mbulimin shëndetësor të studentëve ndërkombëtar

Bursat e doktoraturës do të jepen për një periudhë tre vjeçare e gjysmë, ndërsa bursat e masterit për dy vite.

Për më shumë informacione rreth bursave dhe procedures së aplikimit, klikoni në këtë LINK.

Afati i aplikimit: 1 shtator 2018

Leave a Comment