Bursa Masteri të mbuluara plotësisht në Hungari

Afati i aplikimit: 4 Shkurt, 2016
Bursa: tarifa, sigurim shëndetësor, akomodim, shumë mujore në para
Përshkrimi
Universiteti i Evropës Qendrore (CEU) në Budapest, Hungari është një universitet ku studentë nga më shumë se 100 vende vijnë për t’u angazhuar në arsim ndërdisiplinor, në ndjekje të bursave të avancuara, dhe për të adresuar disa nga problemet më të ndërlikuar të shoqërisë.
Ajo është e akredituar edhe në Shtetet e Bashkuara, edhe në Hungari, dhe ofron Master në gjuhën angleze dhe programe të doktoraturës në shkencat shoqërore, humane, juridik, menaxhimi dhe politika publike.
CEU ofron një gamë të gjerë të programeve master (gjeni listën në këtë LINK):
- Programet Master njëvjeçare – zakonisht zgjasin për 10 muaj, duke pranuar studentët të cilët kanë një diplomë Bachelor katër-vjeçare;
- Programet Master dyvjeçare – zakonisht për studentë të cilët kanë një diplomë Bachelor tre-vjeçare.
CEU akordon një gamë të gjerë paketash të ndihmës financiare për të mbështetur studentët në programet Master.
Kriteret
Aplikantët duhet të kenë një diplomë të parë nga një universitet njohur ose institucion i arsimit të lartë që njihet. Në vitin e saj të parë të programeve Master të akredituar nga Amerika, CEU normalisht pranon studentët që kanë përfunduar katër vjet të studimeve universitare. Aplikantët me një diplomë Bachelor tre-vjeçare do të merren parasysh për programet master dy-vjeçare.
Aplikantët duhet të tregojnë aftësi në gjuhën angleze duke paraqitur pikët a arritura nga Teste të gjuhës angleze të standartizuara, p.sh., TOEFL ose teste të tjera zëvendësuese.
Bursa
Bursat e CEU për master mbulojnë nga 50 deri në 100 për qind të shpenzimeve të shkollimit deri në 16,000 € në vit.
Bursa e plotë e CEU mbulon:
- Kostot e plota të tarifës dhe sigurimit shëndetësor;
- Një shumë mujore prej HUF 96,000 (EUR 312) projektuar për të asistuar me kostot e ushqimit dhe shpenzimeve të tjera;
- Akomodim në CEU Residence Center për studentët që vijnë nga vende jashtë Budapestit.
Bursa e pjesshme e CEU mbulon:
- Kostot e plota të tarifës dhe sigurimit shëndetësor;
- Një shumë mujore prej HUF 50,000 (EUR 160) projektuar për të asistuar me kostot e ushqimit dhe shpenzimeve të tjera;
- Akomodim në CEU Residence Center për studentët që vijnë nga vende jashtë Budapestit.
Për të tjera informacione klikoni KËTU.
Lidhur me bursat, gjeni më tepër informacion klikoni në këtë LINK.
Kërkesa të përgjithshme pranimi:
- Formulari online i plotësuar;
- Diploma Bachelor
- Zotërimi i gjuhës anglezes (pikët e marra në test);
- Letër rekomandimi;
- Curriculum vitae.
Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.