Bursa Masteri për Administrim Publik në Hungari

Përshkrimi

School of Public Policy (SPP) në Universitetin Europian Qendror (CEU) ofron një program master 2-vjeçar (MPA) që synon të trajnojë vendim-marrësit e arsdhshëm dh ekspertët e politikave. CEU është një shkollë e lartë,  në gjuhën angleze në Budapest, Hungari që është akredituar në Shtetet e Bashkuara dhe Hungari. Programi dy-vjeçar master i SPP në politikën publike integron tre komponentë: Njohuritë, Aftësitë, dhe praktikën.

Kriteret

Bursat janë të hapura për individët e diplomuar me një diplomë universitare.

Bursa

Të gjithë aplikantët konsiderohen automatikisht për bursë në heqjen e tarifës në masën që varjon nga 50% deri në 100%, duke përfshirë bursat e ekselencës që mbulojnë shkollimin, sigurimin shëndetësor, akomodimin, dhe një pagesë për shpenzime jete. Përveç kësaj, ka shumë bursa specifike në dispozicion për studentët nga rajone të veçanta, duke përfshirë Jugun e Ballkanit, Azinë Juglindore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, dhe Amerikën Latine dhe Karaibe.

Si të aplikoni?

Afati i fundit për aplikim është 4 shkurt 2016. Për t’u konsideruar për programin e MAP dyvjeçar, studentët duhet të plotësojnë Kriteret e Pranimit të CEU dhe kërkesat e programit specifik të Shkollës. Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:

  • Formulari i përfunduar i aplikimit online;
  • Dëshmi të mbrojtjes së Anglishtes;
  • Diplomë Bachelor ose ekuivalente;
  • Curriculum vitae;
  • Dy letra rekomandimi;
  • Deklarata e qëllimit;
  • Një ese e shkurtër, lidhur me motivimin për t’a fituar këtë bursë.

Edhe pse përvoja e mëparshme e punës nuk është e nevojshme, Komisioni i Pranimeve do të shohë të favorshme për aplikantët të cilët kanë përvojë profesionale dhe/ose vullnetare, ose me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme.

Afati i aplikimit: 4 shkurt 2016
Kush mund të aplikojë: Individë që kanë përfunduar arsimin e lartë, niveli Bachelor
Bursa:  6,000 – 43,000 Euro

Për pyetje në lidhje me bursën, dërgoni një email në adresën sppadmissions@ceu.edu. Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare.

 

Leave a Comment