Bursa Masteri Online për “Studime të Bashkimit Evropian”

Afati i aplikimit: 5 shtator 2015
Kush mund të aplikojë?
Të diplomuarit me arsim përkatës universitar (minimumi tri vite Bachelor)
Bursa: Një numër i kufizuar bursash ofrohen për studentët
Përshkrimi
“Centre International de formation européenne” (CIFE) në bashkëpunim me Jean Jean Monnet Chair e Universitetit të Kolonjas në Gjermani, me mbështetjen e Programit Erasmus +, organizon një Master online për Studimet e Bashkimit Evropian.
Përmes një kombinimi të e-learning dhe mësimit ballë për ballë (në fundjava në Berlin, Budapest, Bruksel apo Nicë, Stamboll dhe Romë), Masteri online për Studimet e Bashkimit Evropian lejon pjesëmarrësit për t’u thelluar dhe për të plotësuar njohuritë e tyre lidhur me procesin e integrimit të BE-së, historinë evropiane, dimensionin ekonomik të BE-së dhe shumë më tepër.
Ky program Masteri është projektuar për profesionistë të cilët janë të gatshëm të vazhdojnë studimet e tyre duke ndjekur karrierën e tyre në të njëjtën kohë. Gjithashtu Masteri është me kohë të pjesshme i shpërndarë në 2 vite.
Shumica e të diplomuarve me këtë master online punojnë në institucione evropiane, organizata ndërkombëtare dhe OJF.
Kriteret
- Diplomim në universitet (minimumi i nevojshëm BACHELOR)
- Angazhim në tema që lidhen me BE-në ose përvojë pune
- Rrjedhshmëri në anglisht
Bursa
Një numër i kufizuar bursash u jepen kandidatëve veçanërisht të kualifikuar për të zvogëluar barrën financiare të tarifës së kursit. Shuma e dhënë do të varet nga situata financiare e aplikantit.
Aplikimi
Afati i fundit i aplikimit është 5 shtatori i vitit 2015.
Për të aplikuar për një nga programet pasuniversitare të CIFE-s – Certifikata ose Masteri në Studime të BE-së Online -, ju lutemi regjistrohuni dhe krijoni një llogari EOA më poshtë.
Për të aplikuar, regjistrohuni KËTU.
Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.