Bursa Masteri nga Instituti Suedez për Ballkanin perëndimor

Afati i aplikimit: 15 Janar 2016 për Programin Master /13 Shkurt 2016 për bursë

Kush mund të aplikojë?

Kandidatë nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, dhe Serbia

Bursa: 9,000 SEK (970 euro/muaj), tarifa e shkollimit, grant udhëtimi, sigurim

Përshkrimi

Bursat e Institutit suedez për Ballkanin Perëndimor synojnë mbështetjen studimet të nivelit të avancuar dhe kërkime brenda fushave të përzgjedhura në mënyrë që të kontribuojë për marrëdhënie më të ngushta mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Bursat janë të destinuara për studimet e nivelit master me kohë të plotë në Suedi dhe mbulojnë si shpenzimet e jetesës, edhe tarifat e shkollimit. Bursa jepet vetëm për programet që fillojnë në semestrin e vjeshtës (gusht / shtator) dhe jepet për një vit akademik.

Ajo do të zgjatet për programet më shumë se dy semestra me kusht që studentët të kenë rezultate të kënaqshme. Vetëm programe në kuadër të fushave të shkencës sociale dhe shkencave mjedisore janë vlefshme për këtë.

Kriteret

Programi është i hapur për kandidatë nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, dhe Serbia. Një bursë nuk mund të jepet për një student i cili:

  • Ka jetuar tashmë në Suedi për dy vjet ose më shumë para periudhës së bursave;
  • Ka një shtetësi të BE / EES, leje të përhershme qëndrimi ose leje pune në Suedi;
  • I është dhënë më parë një bursë nga Instituti suedez për studime master apo kërkime në një kolegj universitar / universitet suedez;
  • Ka tashmë një diplomë nga një kolegj universitar / universitet suedez;
  • Është i regjistruar aktualisht në një program studimi në një kolegj universitar / universitet suedeze.

Bursa

  • Tarifa e shkollimit paguhet direkt për Universitetin/ Kolegjin Suedez  nga ana e Institutit Suedez;
  • Një grant udhëtimi– një pagesë që bëhet një here 5,000 SEK (540 eruo);
  • Shpenzimet e jetesës të mbuluara në shumën prej 9,000 SEK (970 euro) në muaj;
  • Sigurimi nga Grupi Shtetëror Suedez i Sigurimeve për sëmundjet dhe aksidentet e mundshme gjatë periudhës së bursave.

Aplikimi

Ju lutemi vini re se aplikimi për bursë është i ndarë nga aplikimi për programet master në universitetet suedeze.

  • Aplikoni për programin Master në këtë LINK. Afati i aplikimit është 15 janar 2016;
  • Paguani tarifën e aplikimit (900 SEK) për pranimet në universitet. Afati për pagesën e tarifës është 1 shkurt 2016;
  • Aplikoni për bursë: Pasi të keni dorëzuar kërkesën tuaj për programin/et  master ajo do të caktohet një numër. Numri i aplikimit është i përbërë nga gjashtë shifra. Ju duhet të përdorni këtë numër kur të aplikoni për një burse të Institutit suedez. Paraqisni Letrën e Motivimit edhe CV-në Europass me aplikimin tuaj për bursë. Periudha e aplikimit për bursa është 01-13 shkurt 2016.

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare  në këtë LINK.

Leave a Comment