Bursa Masteri në Universitetin e Teknologjisë, Vjenë

Programi i Bursave Helmut Veith është një program i krijuar në nder të një shkencëtari të shquar kompjuterësh që punoi në fushën e logjikës në shkencat kompjuterike, inxhinierinë kompjuterike dhe sigurinë kompjuterike.

Kush mund të aplikojë?

Bursat i jepen çdo vit studenteve vajza/gra me arritje të larta akademike në fushën e shkencave kompjuterike të cilat ndjekin (ose planifikojnë të ndjekin) një nga programet master në Shkenca Kompjuterike në Universitetin e Teknologjisë në Vjenë, program i cili ofrohet në gjuhën angleze. Aplikimi për bursë mund të dërgohet para ose në të njëjtën kohë me procesin e pranimit në Universitet. Aplikimi për bursë nuk e zëvendëson procesin e pranimit në Universitet.   

Studentet, të cilat përmbushin kushtet e mëposhtme kanë të drejtë të aplikojnë për bursë:

  • Të jenë të diplomuara në  Shkenca Kompjuterike ose Matematikë (cikli i parë i Bolonjës) ose një degë të ngjashme
  • Të kenë njohuri të gjera dhe interes në fushat e hulumtimit të Helmut Veith (të paktën në një nga fushat):
  • Logjika në Shkencat Kompjuterike;
  • Metodat Formale dhe Verifikimi;
  • Parimet e Inteligjencës Artificiale;
  • Teoria e kompleksitetit;
  • Siguria kompjuterike;
  • Zotërim i shkëlqyer i gjuhës angleze

Bursa

Studentet të cilave do u jepet Bursa Helmut Veith, do të marrin 6000 euro çdo vit për një kohëzgjatje deri në dy vjet. Përveç kësaj, të gjitha tarifat e shkollimit janë të hequra. Përfitueset e bursave duhet të demonstrojnë progres të mirë gjatë studimeve të tyre dhe duhet të qëndrojnë në Austri gjatë kohës së studimeve të tyre.

Si të aplikoni?

Studentet duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhme:

  • Letrën e interesit, ku të përshkruajnë llojin e financimit për të cilin po aplikojnë, dhe të gjitha aspektet e tjera konsiderohen të rëndësishme për aplikimin;
  • Curriculum Vitae;
  • Letrën e motivimit, duke përshkruar arsyet pse dëshirojnë të studiojnë në këtë program, pse financimi është i nevojshëm dhe me cilat grupe të fakultetit do të donin të punonit gjatë temës së diplomës të programit Master;
  • Arritjet akademike në provimet universitare (transkriptet);
  • Diploma dhe / ose certifikata (shkalla e parë, diplomë bachelor, ose më e lartë). Nëse diploma përfundimtare ende nuk është në dispozicion në kohën e afatit të aplikimit, duhet të sigurohet një certifikatë paraprake (duke treguar llojin e diplomës dhe datën e diplomimit që pritet) të nënshkruar dhe vulosur nga universiteti;
  • Detajet e kontaktit të dy personave referues (për letra rekomandimi);
  • Certifikata e gjuhës angleze (TOEFL ose të ngjashme);
  • Kopja e pasaportës.

Afati i fundit i aplikimit: 30 nëntor 2019

Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK.

Leave a Comment