Bursa masteri në Universitetin e Gjenevës

Afati: 15 mars 2018

E vlefshme për: studentët nga çdo universitet me rezultate shumë të mira në studimet e tyre BACHELOR

Bursa: CHF 10’000 deri në CHF 15’000 në vit (rreth 9595 – 14393 Euro)
Përshkrimi

Fakulteti i Shkencave në Universitetin e Gjenevës është një institucion ndërkombëtar shkencor, i renditur në vendet e para, që mbulon një gamë të gjerë të disiplinave shkencore: Astronomi, Biologji, Kimi dhe Biokimi, Shkencat e Tokës, Shkenca mjedisore, Shkencat Kompjuterike, Matematikë, Shkencat Farmaceutike dhe Fizikë. Masteri i Fakultetit të Shkencave përbën një hyrje ideale për arritje në karrierën profesionale dhe akademike. Prandaj, Fakulteti i Shkencave, në bashkëpunim me disa sponsorë, ka krijuar një Program Excellence Fellowship për të mbështetur kandidatët e jashtëzakonshëm dhe ata që janë shumë të motivuar që synojnë të ndjekin një Master në Shkencë në ndonjë prej disiplinave të mbuluara nga Fakulteti (Plotësoni listën e plotë të programeve të Masterit) . Njohuritë në gjuhën franceze nuk janë kërkesë e detyrueshme për Masterin në Fakultetin e Shkencave.

Pranimet

Aplikimi është i hapur për studentë nga çdo universitet me rezultate shumë të mira në studimet e tyre (që i përkasin 10% më të mirëve  të programit bachelor të tyre), dhe që kanë përfunduar diplomën Bachelor, ose që presin për ta përfunduar atë brenda 6 muajve. Përzgjedhja e kandidatëve do të bazohet në arritjet e tyre. Vlerësimi do të bëhet në bazë të dokumentacionit të dërguar nga aplikantët.

Bursa

Bursa përbëhet nga një grant në shumën CHF 10’000-CHF 15’000 / vit (pa detyrim në mësimdhënie); është e vlefshme për një vit dhe zgjat aq sa  kohëzgjatjen e rregullt e programit Master të zgjedhur (tre ose katër semestra) me kusht që aplikuesi të jetë i suksesshëm në fund të semestrit të tij / saj të parë të studimeve.

Si të aplikoni?

Afati i fundit për aplikim është 15 mars i vitit 2016. Aplikimi (në anglisht ose frëngjisht) përbëhet nga:

  • Formulari i aplikimit
  • Një curriculum vitae duke përfshirë transkriptet e provimeve të kaluara gjatë arsimit bachelor, me nota;
  • Një ese dy faqe në të cilën aplikuesi përshkruan interesat e tij / saj të veçanta shkencore,ku përcakton programin master në Fakultetin e Shkencave që ai / ajo do të donte të ndiqte, dhe ku motivon qëllimin për të ndjekur një Master të programit Shkencor në Universitetin e Gjenevës ;
  • Nëse është e mundur: Letra e referenca nga dy profesorë (preferohet të dergohen direkt nga ana e tyre në adresën e e-mail-it që tregohet më poshtë). Ata duhet të dëshmojnë në mënyrë specifike nëse kandidati plotëson kushtet e Programit Fellowship Excellence (shih më lart);
  • Çdo informacion tjetër përkatës si rezultatet e GRE, e TOEFL-it ose teste të tjera të gjuhës.

Aplikimet duhet të dërgohen si një dokument pdf UNIK me e-mail tek Dekani i Fakultetit të Shkencave: Excellence-Master-Sciences@unique.ch. Që kërkesa të pranohet, çdo student duhet të kryejë procedurat e regjistrimit siç është përshkruar në faqen e internetit DIFE.

Share This:

Leave a Comment