Bursa Masteri në Mbretërinë e Bashkuar

Bursat Chevening u mundësojnë studentëve të shkëlqyer që të ndjekin Masterin një-vjecar në Mbretësinë e Bashkuar. Ky program është në kërkim të njerëzve, të cilët kanë pasion, ide dhe aftësinë për të gjetur zgjidhje dhe që mund të udhëheqin për të krijuar një të ardhme më të mirë.
Kriteret:
• Të ktheheni në vendin tuaj për minimumi dy vjet pasi bursa e këtij programi të ketë përfunduar.
• Duhet të keni një diplomë universitare, e cila është e pranueshme në Mbretërinë e Bashkuar
• Të keni të paktën dy vjet përvojë pune.
• Të keni aplikuar në tre programe të ndryshme universitare në Mbretërinë e Bashkuar dhe të keni marrë një ofertë të pakushtëzuar nga njëra prej këtyre zgjedhjeve deri më 16 korrik 2020.
• Të keni aftësi në përdorimin e gjuhës angleze sipas kushteve dhe kërkesave të Chevening deri më 16 korrik 2020.
Bursa
Për shkak se këto bursa janë plotësisht të financuara (fluturime, akomodimi, dhe tarifat e programit janë të gjitha të përfshira), ju mund të përqendroheni në arritjen e qëllimeve tuaja profesionale dhe maksimizimin e kësaj përvoje. Do të jetoni dhe studioni në Mbretërinë e Bashkuar për një vit, kohë gjatë së cilës do të zhvilloheni profesionalisht dhe akademikisht, do të krijoni një rrjet të gjerë, do të njiheni me kulturën e Mbretërisë së Bashkuar dhe do të ndërtoni marrëdhënie të qëndrueshme me Mbretërinë e Bashkuar. Pas përfundimit të studimeve tuaja, ju do të lini Mbretërinë e Bashkuar të pajisur me njohuritë dhe rrjetet e nevojshme për të sjellë idetë tuaja në jetë.
Si të aplikoni?
Lexoni udhëzimin e aplikimit dhe pastaj aplikoni përmes faqes së vendit ku jetoni.
Afati i aplikimit: 5 nëntor 2019
Për më shumë informacione, vizitoni faqen zyrtare të internetit duke klikuar në këtë LINK.