Bursa masteri në Itali

Përshkrimi

Programi Master në Inxhinierinë e Internetit dhe Multimedias të Universitetit të Gjenovës ofron edukim të avancuar mbi sinjalin, imazhin dhe përpunimin e videos, rrjetëzimin dhe telematikën, sigurinë kibernetike, sistemet mobile dhe fikse të komunikimit dhe elektromagnetizmin e aplikuar.

Universiteti ndërton profesionistë të nivelit të lartë të TIK në Internet, Multimediat dhe Telekomunikacionin, me vizion dhe njohuri mbi evolucionin aktual të teknologjisë.

Programi ka një kohëzgjatje 2-vjeçare, përfshin 120 ECTS dhe përfundon me mbrojtjen e tezës së masterit. Klasat fillojnë në gjysmën e dytë të shtatorit.

Universiteti i Gjenovës ofron bursa dhe akomodim për studentët e tij nëpërmjet autoritetit rajonal ALFA Liguria. Grantet e dedikuara për studentët e këtij programi mund të sigurohen në çdo vit akademik.

Kriteret

  • Aplikantët duhet të kenë përfunduar studimet Bachelor
  • Të kënë kryer testet [SAT, GRE, GMAT];
  • Kriteret e gjuhës angleze: [TOEFL/IELTS] CEFR niveli B2 rekomandohet

Bursa

  • Studentët, të cilët regjistrohen në program dhe janë më pak se 35 vjeç, mund të aplikojnë për bursa të ofruara nga ALFA LIGURIA (Autoriteti Rajonal për Shërbime Shkollore dhe Universitare) dhe përfitime dhe shërbime të tjera, duke përfshirë akomodimin;
  • Vlerat e bursave varjojnë nga 3.800 EUR deri në 4.800 EUR (përfshirë restorantet dhe shërbimet e akomodimit). Renditjet për studentët që regjistrohen në vitin e parë të programit master varen nga të ardhurat vjetore. Renditjet për studentët që regjistrohen në vitin e dytë varen nga numri i kredive të fituara (minimum 30 ECTS), notat përkatëse dhe të ardhurat vjetore.

Si të aplikoni?

  • Ju këshilloheni të ngarkoni CV-në, titujt dhe kualifikimet për rivlerësim dhe kontaktoni koordinatorin e programit, franco.davoli@cnit.it;
  • Është e nevojshme viza për studente nga vendet që sjanë anëtare të BE-së. Fillimisht duhete të para-regjistroheni në programin e masterit në ambasadën italiane të vendit tuaj.

Për të tjera informacione, ju lutemi klikoni në faqen zyrtare në këtë LINK

Afati i aplikimit: 24 Korrik 2018

Leave a Comment