Bursa Masteri në Dizajn dhe Arte të Bukura nga Kolegji Kombëtar i Artit dhe Dizajnit në Irlandë

Kolegji Kombëtar i Artit dhe Dizajnit në Irlandë po pranon aplikime për bursa masteri në Arte të bukura dhe Artin Dixhital. Bursa do të jetë e financuar për dy vitet e zhvillimit të programit të masterit.

Ky program u drejtohet artistëve ambiciozë dhe të diplomuarve në Arte të Bukura, të cilët janë të interesuar që të avancojnë artin e tyre, duke u angazhuar me artin dhe teorinë bashkëkohore dhe duke e lidhur atë me fusha të tjera si: jetën shoqërore, kuturore, politike etj.

Bursa: Bursa ofrohet përmes Shkollës së Arteve të Bukura në Kolegjin Kombëtar të Artit dhe Dizajnit. Kjo është një mundësi që artistët e përzgjedhur të punojnë me Spitalin Kombëtar të Mjekësisë Ligjore, pasi spitali po zhvendoset nga Dundrum në Dublin.

Të interesuarit nga e gjithë bota, të cilët përmbushin kreteret, mund të aplikojnë.

Si të aplikoni?

Aplikantët duhet të përshkruajnë interesat dhe aftësitë e tyre në një letër (rreth 400 fjalë) dhe ta dërgojnë këtë në sistemin e aplikimit online të Kolegjit Kombëtar të Artit dhe Dizajnit së bashku me dokumentet mbështetëse për programin e masterit.

Aplikantët duhet të dëshmojnë aftësinë për të punuar në grup si një komponent i rezultateve të tyre të artit.

Afati i aplikimeve: 8 gusht 2018

Për të aplikuar klikoni në këtë LINK.

Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.

 

Leave a Comment