Bursa Masteri në Amerikë

Kolegji Rollins është një kolegj privat, ku përfshihet edhe arsimi i arteve liberale, i themeluar në vitin 1885, në Florida.

Kolegji Rollins ka hapur thirrjen për aplikime për bursa Masteri në Administrim Biznesi.

Ofrohen bursa të plota dhe të pjesshme për aplikantët që do të përzgjidhen.

Mund të aplikojnë të interesuarit nga çdo vend i botës, të cilët përmbushin kriteret.

Kriteret:

  • Aplikantët duhet të jenë shtetas i një vendi jashtë Shteteve të Bashkuara dhe duhet të plotësojnë të gjitha kriteret e pranimit për tu pranuar në programin e Masterit.
  • Nëse gjuha angleze nuk është gjuha juaj e parë, atëherë do të duhet të dëshmoni aftësinë tuaj në të folur dhe shkruar të gjuhës angleze, e cila duhet të jetë në nivel të lartë.

Procedura e Aplikimit:

Për të aplikuar për bursën, dërgoni një ese ku të tregoni interesin tuaj për të ndjekur programin e Masterit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aspiratat tuaja të karrierës pas këtij programi.

Për të aplikuar, klikoni në këtë LINK.

Për më shumë informacione , klikoni në këtë LINK.

Afati i aplikimit: 1 gusht 2018 për vjeshtën e 2018, dhe 1 nëntor 2018 për pranverën e 2019

Leave a Comment