Bursa kërkimore nga Shoqata Europiane për Studimin e Mëlçisë

Afati i fundit i aplikimit: 15 Shtator 2017
Kush mund të aplikojë: studentët ndërkombëtarë
Bursa ofron: 3,000 euro në muaj
Shoqata Evropiane për Studimin e Mëlçisë ka shpallur bursat EASL Research për Studentët Ndërkombëtar. Bursa do të mbulojë 3,000 euro në muaj.
Qëllimi i bursës është të ofrojë mundësi hulumtimi për kërkuesit nga e gjithë bota.
Shoqata Evropiane për Studimin e Mëlçisë (EASL) është një shoqatë profesionale evropiane për sëmundje të mëlçisë. EASL është një organizatë jofitimprurëse, e përbërë vetëm nga anëtarët individualë, që kryen detyrat e saj sipas një kushtetute me shkrim të menaxhuar nga Bordi Drejtues i EASL.
Kriteret e aplikimit:
Kandidatët duhet të jenë anëtarë aktivë të EASL ose kanë aplikuar për anëtarësim në kohën e aplikimit;
Kandidatët duhet të kenë diplomë doktorature dhe të mos jenë më shumë se 40 vjeç;
Asnjë kufizim nuk ka mbi kombësinë e aplikantit.
Si të aplikoni?
Aplikantët mund të aplikojnë përmes procesorit online.
Plotësoni formularin e aplikimit.
Një CV e detajuar;
2 letra reference;
Një përmbledhje e projektit;
Një letër zyrtare mbështetëse e nënshkruar nga mbikëqyrësi i kandidatit në institucionin pritës, duke përfshirë një deklaratë ku detajohet puna e projektimit dhe kërkimit që do të bëhet nga kandidati dhe qëllimet e pritura të projektit.
Për më shumë informacion klikoni këtu