Bursa kërkimore në fushën e mjekësisë

Afati i fundit i aplikimit: 25 gusht 2017
Kush mund të aplikojë: individë në fazat e hershme të karrierës së tyre
Përfitimet: një shumë prej 5,000 USD
Bursa Audrey dhe William H. Helfand në Historinë e Mjekësisë dhe Shëndetit Publik mbështet kërkime duke përdorur burimet e bibliotekave të Akademisë për studime shkencore të historisë së mjekësisë dhe shëndetit publik me theks në kulturën vizuale. Preferenca do t’i jepet aplikacioneve që përqendrohen në përdorimin e materialeve vizive të mbajtura në koleksionet e Akademisë dhe në institucionet e tjera të fushës.
Kriteret e aplikimit:
Kërkesat mund të bëhen nga çdokush, pavarësisht nga shtetësia, disiplina akademike apo statusi akademik.
Si të aplikoni?
Një aplikim i plotë përfshin:
Një kopje te materialeve të kërkuara në kërkesë;
Dy letra rekomandimi;
Bashkëngjitjet duhet të jenë në Word, Adobe PDF ose Format Rich Text;
Ju lutemi të përfshini shtesën e duhur në emrat e skedarëve, (p.sh. “SmithFellowshipApp.pdf”).
Dërgojini materialet tuaja si bashkëngjitje në history@nyam.org.
Për më shumë informacion klikoni këtu.