Bursa Google Anita Borg për studentet femra

Kush mund të aplikojë?

Studentet femra momentalisht të regjistruara në universitet për vitin akademik 2015-2016 ose kanë qëllim të regjistrohen për vitin 2016-2017

Bursa: 7,000 Euro

Përshkrimi

Anita Borg besonte se teknologjia ndikon në të gjitha aspektet e jetës sonë ekonomike, politike, sociale dhe personale. Një rebele teknologjie me një kauzë, në jetën e saj ajo luftoi pa pushim për të siguruar që ndikimi i teknologjia të jetë pozitiv.

Si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Google-it për të çuar më tej vizionin e Anita, ata prezantojnë bursën Anita Borg Memorial Scholarship për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën. Përmes burses, ata kanë për qëllim inkurajimin e femrave që të shkëlqejnë në informatikë dhe teknologji, dhe të bëhen modele në role aktive dhe lideri në këtë fushë.

Afati i aplikimit: 31 Dhjetor 2015

Kriteret

Për të aplikuar, aplikanti duhet:

Të jetë një studente femër e regjistruar aktualisht në një universitet për vitin akademik 2015-2016;

Të synojë të regjistrohet ose pranohet si studente me kohë të plotë në një program Bachelor, Master ose PhD në një universitet në Evropë, Lindjen e Mesme ose Afrikë për vitin akademik 2016-2017;

Të jetë duke studiuar shkenca kompjuterike, inxhinieri kompjuterike, informatikë apo në një fushë teknike të lidhur ngushtë me teknologjinë;

Të ketë rezultate të forta akademike

 

Bursa

Përfituesit e bursave Google Anita Borg do të marrin një çmim prej 7,000 euro (ose ekuivalente) për vitin akademik 2016-2017. Do të marrin pjesë në një program të veçantë që përfshin zhvillimin profesional.

Aplikimi

Për të aplikuar, duhet të logoheni në platformën google dhe të aplikoni para datës 31 Dhjetor 2015.

Për çdo pyetje, ju lutemi dërgoni e-mail në adresën anitaborgscholars-emea@google.com.

Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.

 

Leave a Comment