Bursa ekselence Eiffel për Master dhe PhD në Francë

Përshkrimi

Programi i Bursave Eiffel Excellence është themeluar nga Ministria franceze e Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit Ndërkombëtar për të tërhequr studentët më të mirë huaj që të regjistrohen në programet Master dhe PhD.

Afati i aplikimit: 8 Janar 2016
Kush mund të aplikojë?

Kandidatë jo-francez nën moshën 35 vjeç
Bursa: pagesë mujore prej 1181 euro për studentët e masterit/ 1400 euro për studentët PhD) një udhëtim kthimi internacional; mbulim të sigurimeve shoqërore; aktivitete kulturore.

Bursat Eiffel janë të vlefshme në tre fusha:

  • Shkenca inxhinierike në nivelin master, shkenca në nivel më të gjerë PhD (shkenca inxhinierie; shkenca ekzakte: matematikë, fizikë, kimi dhe shkenca natyrore, nano dhe bioteknologji, shkenca toke, shkencat e universit, shkenca mjedisore, shkenca dhe teknologi informatike dhe komunikimi);
  • Ekonomi dhe Menaxhim;
  • Shkenca ligjore dhe politike

Kriteret

Ky program është i rezervuar për kandidatët e kombësisë jo-franceze. Kandidatët me dy kombësi, njëra prej të cilave është francez, nuk pranohen. Kandidatët duhet të jenë jo më shumë se 35 vjeç në datën e takimit me komitetin e përzgjedhjes.

Bursa

Bursa Eiffel përfshin një pagesë mujore prej 1181 euro për studentët e masterit dhe 1400 euro për studentët e doktoraturës.

Përveç kësaj, për të dy programet (Master dhe PhD) janë të mbuluara drejtpërdrejt një udhëtim kthimi ndërkombëtar, sigurimet shoqërore të paguara dhe aktivitetet kulturore. Përfituesit e bursës mund të marrin një ndihmë financiare shtesë për strehimin, për kushte të caktuara.

Për detaje rreth përfitimit të pagesësë ju lutemi referojuni faqes zytrare
Si të aplikoni?

Aplikimet nuk pranohen nga studentët direkt. Aplikimet për bursa Eiffel duhet të kryhen përmes Institucioneve të Arsimit të Lartë Franceze.

Çdo institucion (krijimi) mund të nominojë jo më shumë se 40 kandidatë në fushën e studimit

Për më shumë informacione, ju lutemi klikoni në faqen zyrtare, dhe shkarkoni thirrjen zyrtare.

COMMENTS

Leave a Comment