Bursa Doktorature për Shkenca Politike në Universitetin e Oslos

Afati i aplikimit: 1 Shtator 2015
Kush mund të aplikojë?  Aplikantë që kanë përfunduar studimet Master ose diçka të ngjashme në Shkenca Politike
Bursa: NOK 430 500– 459 700, (afërsisht EUR 47,261 – 50,466) në vit

Përshkrimi

Departamenti i Shkencave PolitikeUniversitetin e Oslos ka shpallur tre pozicione vakante si PhD Research Fellow. Personat e emëruar mund të zgjedhin mes një programi trevjeçar me asnjë kërkesë për të dhënë mësim, ose për një tjetër program që zgjar katër vite, me kërkesën për të dhënë mësim në nivelin 25 %. Në Departamentin e Shkencave Politike, mësimi është i organizuar në pesë seksione:

  • Politika publike dhe administrim;
  • Politikat krahasuese;
  • Teori politike;
  • Politika Ndërkombëtare;
  • Metoda kërkimore.

Kandidatët do të jetë pjesë e programit PhD të Fakultetit. Aplikantët duhet të dorëzojnë një përshkrim të projektit deri në 3000 fjalë ku të nënvizojnë temën kërkimore, problemet specifike që do të studiohen, burimet e të dhënave që do të përdoren, zgjedhja e teorisë shkencore dhe metoda, dhe një calendar specifik  që detajon se si projekti do të jetë kryhet brenda periudhës së doktoraturës.

Kriteret

Për t’u emëruar për pozicionin në fjalë, kandidati i suksesshëm duhet të ketë një diplomë masteri (120 ECTS) ose një kualifikim ekuivalent në Shkenca Politike. Diploma në Master duhet të përfshijë një tezë të paktën 30 ECTS, dhe trajnime në metodologjinë e hulumtimit. Në vlerësimin e aplikimeve, kualifikimet akademike dhe skicimi i projektit do t’i jepen më shumë rëndësi për përzgjedhjen sesa kualifikimet e tjera disiplinore dhe të përgjithshme. Kandidatët e suksesshëm duhet të kenë nota të lartë dhe një tezë Masteri të cilësisë më të lartë. Përshtatshmëria personale do të jetë gjithashtu një faktor i rëndësishëm. Aplikantët e përzgjedhur do të thirren për intervistë.

Bursa

Pozicioni shpërblehet me pagën e nivelit 50 – 54, NOK 430,500 – 459,700 (rreth 47,261 – 50,466 euro) në varësi të kualifikimeve.

Si të aplikoni?

Afati për aplikimet është 1 Shtator 2015. Aplikantët duhet të dorëzojnë elektronikisht, dokumentet e mëposhtme:

  • Letër Aplikimi;
  • Përshkrim projekti;
  • CV;
  • Kopje të dizertacionit të Masterit;
  • Kopje të transkripteve: Të gjithë aplikantët duhet të dorëzojnë diplomën e tyre Master dhe transkriptet, preferohet së bashku me notat. Ky dokument duhet të jetë në Anglisht ose në gjuhën skandinave. Transkripti duhet të specifikojë notën e arrirë në tezën e Masterit;
  • shpjegim zyrtar të sistemit të notave dhe krediteve të universitetit tuaj, preferohet e përkthyer në ECTS-credits;
  • Listë të publikimeve dhe punës akademike që aplikanti dëshiron të merren në konsideratë nga komisioni vlerësues.

Për të tjera informacione, ju lutemi klikoni në faqen zyrtare.

 

Leave a Comment