Bursa Doktorature në Menaxhim, Financë dhe Kontabilitet në Itali

Përshkrimi
LIUC – Università Cattaneo ofron programin për doktorarurë në Menaxhim, Financë dhe Kontabilitet, projektuar për të përgatitur studentë kryesisht për karrierë hulumtuese të orientuar në akademi, por edhe për kompani multinacionale, organizata publike dhe private, institucione financiare në mënyrë që ata të interpretojnë dukuritë e biznesit në një mënyrë të integruar, duke përdorur parimet e përgjithshme metodologjike për kërkime sasiore dhe cilësore në shkencat sociale, me perspektivat e ofruara nga lëndët e financave korporative, kontabilitet dhe inxhinieri menaxhimi.
Kohëzgjatja e programit është 3 vjet. Kurset ofrohen në gjuhën angleze. Pas kurseve metodologjike programi është organizuar në dy drejtime:
- Menaxhim;
- Financë dhe Kontabilitet.
Programi pranon maksimumi 8 studentë doktorature. Numri i bursave të ofruara nga LIUC është 6.
Kriteret
Kandidatët përzgjidhen në bazë të kualifikimeve të tyre të dokumentuara dhe në përputhje me këto kritere:
- Njohuri bazë dhe ekspertizë në lëndët e programit;
- Aftësi për kërkime shkencore;
- Njohuri të gjuhës angleze.
Bursa
Shuma vjetore e bursës është 13,638.47 euro, para se kontributet e sigurimeve shoqërore dhe sigurimeve shëndetësore, të paguhen nga marrësi.
Ndihma shtesë financiare do të sigurohen për aktivitetet kërkimore jashtë vendit.
Si të aplikoni?
Për të aplikuar për pranim, studentët duhet të:
- Regjistroheni duke future informacionin e përgjithshëm, të dhënat personale dhe detajet e kontaktit në këtë LINK;
- Plotësoni aplikimin duke treguar informacionin e kërkuar;
- Bashkangjit formularin e plotësuar;
- Shkarkoni dhe plotësoni formularin e aplikimit;
- Regjistroheni dhe për dërgoni (pa bashkëngjitur skedarë) në adresën e e-mail: ufficio.dottorati@pec.liuc.it.
Afati i fundit është 30 Maj 2016 ,ora 17:00 sipas kohës lokale.
Për më shumë informacione ju lutemi vizitoni faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK.
Lutem me dergoni bursa per doktorature ne ekonomi dhe finance