Bursa Doktorature në Kopenhagë, Danimarkë

Shkolla e Biznesit në Kopenhagë ka hapur thirrjen për aplikime për bursa Doktorature. Studentët nga çdo vend i botës kanë të drejtë të aplikojnë për këtë bursë.

Shkolla e Biznesit në Kopenhagë është një universitet publik i vendosur në Kopenhagë, kryeqyteti i Danimarkës. Aplikantët duhet të kenë aftësi shumë të mira në të folur dhe shkruar të gjuhës angleze. Aplikimi duhet të shkruhet në gjuhën angleze.

Bursa do të jepet për të ndjekur studimet e doktoraturës në fushën e shkencave sociale dhe shkencave politike.

Bursa ofrohet për një periudhë prej 3 vitesh dhe përfshin detyrimet e mësimdhënies për gjysmën e punës së vitit (840 orë pune). Bursat janë të plota, sipas marrëveshjes kombëtare kolektive daneze. Bursa përfshin tarifat e shkollimit, hapësirën e zyrave, financimin e udhëtimit plus një pagë, me një vlerë prej 23.770 Korona daneze në muaj (rreth 3.160 euro) deri në 28.964 Korona daneze në muaj (rreth 3.860 euro) në varësi të vjetërsisë, plus një ndihmesë financiare që arrin në 17.1% të 85% të pagës bazë.

Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Për t’u marrë në konsideratë, aplikanti duhet të ketë një trajnim bazë të nivelit Master (i ngjashëm me procesin 3 + 2 të Bolonjës).
  • Një sfond arsimor në shkencat shoqërore është i domosdoshëm.
  • Aplikanti duhet të ketë përfunduar Masterin para fillimit të këtij programi doktorature.

Procedura e Aplikimit:

Aplikimi duhet të përfshijë një përshkrim të projektit prej 5 faqesh. Ky propozim kërkimor duhet të përmbajë një prezantim të një pyetje studimore origjinale, një përshkrim të kornizës dhe metodologjisë fillestare teorike, një prezantim të materialit empirik të sugjeruar, si dhe një plan pune. Përveç propozimit të kërkimit, aplikimi duhet të përfshijë kopjet e diplomës së Masterit ose diplomave të tjera të nivelit korrespondues, CV të shkurtër, listën e dokumenteve dhe shkrimeve tuaja, dhe një kopje të një pune me shkrim (p.sh.Teza e Masterit). Aplikuesit duhet të bashkangjisin dokumentacionin e dëshmisë për aftësitë e gjuhës angleze.

Për të aplikuar, klikoni në këtë LINK.

Për më shumë informacione, klikoni në këtë LINK.

Afati i fundit: 15 shtator 2018

Leave a Comment