Bursa Doktorature në Itali

Instituti Italian për Studime Historike ka hapur thirrjet për aplikime për bursa doktorature, viti akademik 2018-2019. Mund të aplikojnë të interesuarit nga e gjithë bota, të cilët përmbushin kriteret.

Aplikantët, të cilët nuk kanë gjuhë të parë anglishten, duhet të paraqesin dëshmi të aftësisë në të folur dhe shkruar të gjuhës angleze në nivelin e kërkuar nga Universiteti.

Bursat do të jepen për të studiuar në lëndë historike, filozofike dhe letrare.

Kritere:

  • Nën moshën 32 vjeçare në datën e fundit të aplikimit, më 31 korrik 2018 (i lindur më 1 gusht 1986 dhe më pas);
  • Të diplomuarit, të cilët kanë pasur pjesë të tezës së diplomimit një temë të fushës së historisë, filozofisë dhe letërsisë dhe që dëshirojnë të zhvillojnë studime tëmëtejshme.

Afati: 31 korrik 2018

Për më shumë informacione rreth bursave dhe procedures së aplikimit, klikoni në këtë LINK.

Leave a Comment