Bursa Doktorature në Angli

Universiteti i Salfordit ka hapur aplikimet për bursa doktorature në fushën e Shëndetit Dixhital ose në fushën e Kujdesit të Integruar në Shkollën e Shëndetit dhe Shoqërinë/ Shkollën e Shkencave të Shëndetit.

Universiteti kërkon dëshminë e aftësisë në të folur dhe të shkruar të gjuhës angleze nga aplikantët, të cilët nuk kanë gjuhë të parë anglishten.

Bursa: Bursa përfshin pagesën e tarifës së studimit me një vlerë prej 14,553 paund në vit (për 3 vjet).

Të intersuarit nga e gjithë bota, të cilët përmbushin kriteret mund të aplikojnë.

Aplikuesit duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Aplikantët duhet të kenë të paktën një diplomë të studimit 2.1 në një degë të ngjashme me atë të doktoraturës që do të zhvillohet.
  • Një nivel më i lartë akademik do të ishte avantazh.

Procedura e aplikimit:

  • Aplikimi është online.
  • Aplikantët duhet të dërgojnë një dokument në të cilën të tregojnë dëshminë e njohurive dhe përvojës së tyre rreth fushës së zgjedhur në një Propozim Formal Kërkimor dhe duhet të dërgojnë edhe CV.
  • Propozimi duhet të përmbajë:
  1. Një përmbledhje të literaturës përkatëse në lidhje me projektin e propozuar
  2. Qëllimet e studimit të propozuar
  3. Një përshkrim i metodave kyçe të studimit të propozuara për t’u adresuar tek qëllimet. Ky dokument duhet të shkruhet në 3-4 faqe në formatin A4.

Afati i aplikimit: 31 korrik 2018

Për më shumë  informacione klikoni në këtë LINK.

Leave a Comment