Bursa deri në 50 mijë Dollarë nga OPEC për ndjekjen e studimeve Master

Afati i aplikimit: 1 Maj 2016
Bursa: deri në 50,000 Dollarë

Përshkrimi

Fondi i OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID) ka kënaqësinë të njoftojë se aplikantët e kualifikuar që kanë marrë ose janë në prag të përfundimit të studimeve të tyre universitare dhe të cilët dëshirojnë të studiojnë për master janë të mirëpritur për të aplikuar për bursa të OFID-it. Nëpërmjet skemës së bursave, OFID synon të ndihmojë individë shumë të motivuar për të kapërcyer një nga sfidat më të mëdha në karrierën e tyre – koston e studimeve pasuniversitare.

Bursat e OFID-it do t’i jepen katër studentëve ose kandidatëve për studime master. Aplikantët duhet të jetë nga një vend në zhvillim (me përjashtim të vendeve anëtare të OFID-it), dhe ai / ajo duhet së pari të marrë pranimin për të ndjekur studimet për master në fushën përkatëse të zhvillimit, nga çdo universitet / kolegj i njohur në botë.

Fushat në fokus të kësaj burse janë:

  • Energjia;
  • Transporti;
  • Financa;
  • Agrikultura;
  • Uji dhe higjiena publike;
  • Industria;
  • Shëndeti;
  • Telekomunikacioni;
  • Edukimi.

Kriteret

  • Aplikantët duhet t’i përkasin grupmoshës 23-32 vjeçare në kohën e aplikimit;
  • Duhet të kenë grumbulluar një minimum GPA-je 3.0 ose më shumë në një sistem të rankuar 4.0, ose në ekuivalentin e tij;
  • Duhet të jenë matrikuluar në një universitet të akredituar për vitin e ardhshëm akademik, duke filluar në gusht / shtator 2016, dhe duhet të mbajnë statusin me orar të plotë për kohëzgjatjen e studimeve Master;
  • Duhet të jetë shtetas i një vendi në zhvillim (Shqipëria bën pjesë).
  • • Duhet të zgjidhni një objekt studimi që ka të bëjë me misionin bazë të OFID, të tillë si: ekonomitë e zhvillimit (uljen e varfërisë, energjia dhe zhvillimi i qëndrueshëm), mjedisi (shkretëtirëzimi), ose fusha të tjera të ngjashme të lidhura me shkencën dhe teknologjinë.

Bursa

Fituesit e Çmimit të Bursave OFID do të marrin një bursë prej deri në 50,000 USD. Fondet do të shpërndahen në një maksimum prej një viti, në drejtim të plotësimit të studimeve master, ose ekuivalente të saj, në një institucion arsimor të akredituar, duke filluar në vjeshtën e vitit akademik 2016/2017.

Si të aplikoni?

Për të aplikuar ju duhet të plotësoni aplikimin online në këtë LINK.

Për të tjera informacione shtesë ju lutemi klikoni në faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK.

 

Leave a Comment