Bursa Chevening për studime Master në Mbretërinë e Bashkuar

Afati i aplikimit: 3 Nëntor 2015
Kush mund të aplikojë?
Aplikantët që janë shtetas të vendeve Chevening (ku përfshihet edhe Shqipëria)
Bursa përfshin:tarifat e shkollimit, shpenzimet e udhëtimit, pagesë të vogël jetese (lexoni më shumë në këtë LINK)
Përshkrimi
Bursat Chevening janë programi i bursave globale të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, i financuar nga Zyra e Jashtme dhe e Komonuelthit (FCO) dhe organizatat partnere.
Programi akordon çmimet për studentët e mirë dhe me potencial në lidership nga e gjithë bota për të studiuar kurset pasuniversitare në universitetet në Mbretërinë e Bashkuar.
Programi siguron financim të plotë ose të pjesshëm për kurset me kohë të plotë në nivel pasuniversitar, normalisht një Master një-vjeçar, në çdo lëndë dhe në çdo universitet në Mbretërinë e Bashkuar.
Programi Chevening akordon çmimet për individët e talentuar të cilët demonstrojnë potencialin për t’u bërë lider të ardhshëm, vendimmarrës dhe analistë opinionesh. Bursat Chevening jepen për një gamë të gjerë fushash; duke përfshirë politikë, qeveri, biznes, media, mjedis, shoqëri civile, fe, dhe akademi.
Kriteret
Për të konkuruar për një bursë Chevening ju duhet të:
- Të jeni një shtetas të një vendi Chevening.
- Të ktheheni në vendin tuaj për një minimum prej dy vjetësh pasi bursa juaj ka përfunduar
- Të keni një diplomë universitare, ekuivalente me një nivel “upper second-class 2:1 honours degree in the UK”.
- Të keni të paktën 2 vite eksperiencë pune, për të cilën gjeni informacione në këtë LINK
- Të aplikoni në 3 kurse universitetesh të ndryshme në Angli dhe të keni marrë një ofertë nga një universitet (nga 3 të listuarit) deri në 14 Korrik 2016
- Të keni përmbushur kërkesat e gjuhës angleze Chevening deri në 14 korrik 2016.
Bursa
Financimi që ju merrni nëpërmjet Bursës Chevening ka për qëllim të mbështesë shpenzimet e lidhura me pjesëmarrjen tuaj në program. Zakonisht bursa do të mbulojë tarifat e programit/ akademike, shpenzimet e udhëtimit të kthimit dhe një pagesë të vogël jetese.
Si të aplikoni?
Apliantët duhet të përdorin sistemin online, të vlefshëm në butonin ‘apply’ në faqen e vendit tuaj.
Para fillimit të aplikimit tuaj për një bursë Chevening ju lutemi siguroheni që të keni gati:
Të domosdoshme
- Dy referenca të ofruara në një format letër dhe të shkruar në gjuhën angleze
- Pasaportë e vlefshme / kartë ID
- Transkriptet e Universitetit (universitare, pasuniversitare)
- Tre zgjedhje kursesh Masteri të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar
- Ju lutemi vini re se vetëm dokumentat në formatin PDF mund të ngarkohen në sistem dhe dokumentat nuk duhet të jenë më të mëdha se 5MB.
Për të aplikuar, ju lutemi regjistrohuni në këtë LINK.
Nëse keni pyetje, vizitoni seksionin e pyetjeve.
Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.