Aplikoni për të marrë pjesë në Forumin Rinor Ndërkombëtar për Zhvillim

Afati i aplikimit: 31 Gusht, 2015, 23:59 (GMT/UTC +09:00)
Kush mund të aplikojë?
Të rinjtë e moshës 18-28 vjeç nga e gjithë bota
Eventi: 6-13 Mars 2016 në Tokio, Japoni
Përshkrimi
Që nga viti 2012 Forumi Rinor Ndërkombëtar për Zhvillim (IDYF), është mbajtur çdo vit dhe të rinjtë me ambicie të larta për zhvillimin ndërkombëtar janë mbledhur së bashku në këtë event të rëndësishëm.
IDYF2016- Qëllimi është për të krijuar një të ardhme më të mirë në bazë të vlerave të larmishme dhe përvojat e të rinjve nga vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim.
Kriteret
Forumi Rinor Ndërkombëtar për Zhvillim është i hapur për të rinjtë e moshës 18 – 28 vjeç nga e gjithë bota.
Kostot
Mbështetja financiare për të marrë pjesë në konferencë do të jetë në dispozicion për pjesëmarrësit e rinj nga vendet në zhvillim. Organizatorët do të vendosin llojin e bursave në bazë të aplikimit tuaj:
Bursë (duke përfshirë biletë aeroplan, shpenzimet e pjesëmarrjes)
Pjesëmarrësit të cilët nuk do fitojnë një bursë janë të detyruar të paguajnë një tarifë pjesëmarrjeje prej JPY 30,000 (përafërsisht € 200).
* Akomodimi dhe ushqimi janë të përfshira
* Sigurimi, shpenzimet e transportit (duke përfshirë transportin nga aeroporti), akomodim para dhe pas programit, nuk janë të përfshira. Shpenzimet shtesë mund të aplikohen.
Aplikimi
Për të aplikuar, ju duhet të plotësoni formularin online.
Për çdo pyetje ju lutemi shkruani e-mail në këtë adresë: idyf2016.enquiry@gmail.com
Për të tjera informacione, klikoni faqen zyrtare.

Leave a Comment