Aplikoni për të marrë pjesë në Forumin e të rinjve nga UNESCO

Afati i aplikimit: 31 August 2015, 8.30 am (GMT)
Përshkrimi
Forumi Rinor UNESCO 9 – Qytetarët e Rinj Global për një Planet të Qëndrueshëm – do të zhvillohet në Paris, Francë më 26-28 Tetor 2015. Në forum do të marrin pjesë mbi 500 femra dhe të rinj nga e gjithë bota për t’u fokusuar në çështjet lidhur me zhvillimin e qëndrueshëm dhe qytetarinë globale.
Diskutimet në forumin e këtij viti do të fokusohen në çështjen se si të rinjtë, duke e konsideruar veten si qytetarë globalë, mund të kontribuojnë në krijimin e një planeti të qëndrueshëm.
Kriteret
Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Duhet të jenë 18-24 vjeç në kohën e zhvillimit të Forumit
- Duhet të jenë në gjendje për të treguar aftësi lideri, angazhim apo iniciativë të ndërmarrë në komunitetin / vendin / rajonin tuaj ose në nivel global, mundësisht të kenë të bëjnë me: 1) procesin post-2015 dhe / ose për çështje që lidhen me qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm, me fokus të veçantë në arsim dhe aftësi për zhvillim të qëndrueshëm dhe punësim, diversitet dhe kulturë paqeje, ose për të drejtat dhe liritë e njeriut; OSE 2). Çështjet e ndryshimeve klimatike, me fokus të veçantë në rritjen e ndërgjegjësimit përmes mediave, mobilizimin e njohurive tradicionale dhe praktikat lokale të menaxhimit mjedisor, ose zgjidhje nga të rinjtë për të adresuar ndryshimin e klimës;
- Duhet të jenë në gjendje për të paguar shpenzimet që lidhen me udhëtimin dhe qëndrimin në Paris për Forumin
- Nuk duhet të keni marrë pjesë në edicionet e mëparshme të Forumit
Kontrolloni kriteret e aplikimit në gjuhën anglisht ose frengjisht
Aplikimi
Për të aplikuar duhet të aplikoni duke plotësuar dokumentat e mëposhtme:
- CV
- Letër Motivimi
- Fotokopje të Pashaportës tuaj
Për të aplikuar, regjistrohuni në këtë LINK.
Formulari i aplikimit në internet duhet të plotësohet, dhe dokumentet shoqëruese të ngarkohen, në këtë link. Nëse ju nuk keni mundësi të plotësoni formularin dhe dokumentet online, ju lutemi shkarkoni formularin, plotësojeni dhe së bashku me dokumentet shoqëruese dërgojni me e-mail në 9thUNESCOYouthForum@unesco.org. Afati i fundit për dorëzimin e të gjitha aplikimeve është 31 gusht 2015, 08:30 (GMT).
Nëse keni pyetje, shkruani në: 9thUNESCOYouthForum@unesco.org.
Për të tjera informacione, klikoni në faqen zyrtare.