Aplikoni për të marrë ndihmë ligjore

LIBURNLAW është një Departament i krijuar nga Organizata LIBURNETIK dhe ka në fokus ofrimin e ndihmës ligjore nga vetë studentet e Fakulteteve Juridike në Universitete të ndryshme, gjithmonë të mbikëqyrur dhe të koordinuar nga ekspert të mirëfilltë ligjor me një background të gjerë eksperience në fushën e ligjit.
Duke parë rëndësinë që ka edukimi ligjor klinik në shtetin tonë , LIBERNAW i ofron praktikë studenteve në profesionin e tyre të ardhshëm dhe i largon nga sistemi i tanishëm i ‘vetëm teori’.
Studentet do kenë mundësi të zhvillojnë aftësi të rëndësishme ligjore siç janë korrespondimi me klientët, intervistimi i klientëve, këshillimi i tyre, sjellja profesionale dhe etika brenda profesionit ligjor, negocimi, procesi gjyqësor, hulumtimi praktik ligjor dhe menaxhimi i punës ligjore.
Këshillimi Ligjor i ofruar nga LIBURNLAW do të jetë pa pagesë.
Për më shumë informacion kontaktoni nëpërmjet emailit : dritansakuta@liburnetik.org ose në faqen në Facebook.