Aplikoni për praktikën e EUNIC App në Pragë

Afati i aplikimit: 31 Gusht 2015

Kush mund të aplikojë?

Kandidatë me zotërim të Anglishtes dhe njohuri të medias sociale

Pagesa: bazuar në rezultatet e performacës, ka një mundësi për pagesë në të ardhmen

Përshkrimi

A besoni se kultura evropiane duhet të jetë e lehtë për t’u gjetur? EUNIC App bashkon eventet kulturore evropiane në një aplikacion, duke i treguar ato si listë në një hartë. Sfida juaj do të jetë për të promovuar EUNIC App në Pragë. Ju do të jeni në kontakt të vazhdueshëm me qendrat e gjuhës dhe ambasadat e 16 vendeve të Bashkimit Evropian në Republikën Çeke, duke i ndihmuar ata të bashkëpunoni në fushën e diplomacisë kulturore.

Ju duhet të jetë të aftë për të sugjeruar dhe për të sjellë ide që EUNIC App të bëhet kulturë e zgjedhjeje për eventet evropiane. Pritet që ju të punoni 10 orë në javë, duke pasur takime të rregullta me ekipin ndërkombëtar.

Kriteret

Të gjithë kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme

  • Zotërim të gjuhës angleze;
  • Njohuri se si punon media sociale;
  • Njohuri bazë se për çfarë është dizanji;
  • Aftësi për të punuar i/e pavarur në distancë;
  • Eksperiencë me universitetet dhe studentët Erasmus;
  • Pasion të pandalshëm për kulturën.

Pagesa

Ky është një pozicion vullnetar, me mundësinë për t’u paguar bazuar në rezultatet tuaja në të ardhmen. EUNIC App është një ekip i ri, shumëgjuhësh i cili ndëron aplikacione nga fillimi. Ju mund të bëheni pjesë e krijimit të strategjisë dhe vizionit të EUNIC App.

Si të aplikoni?

Afati i fundit për aplikim është 31 gusht 2015. Për aplikimit të suksesshëm ju lutemi ndanitri ide se si mund të promovohet EUNIC App, bashkangjitni CV-në tuaj dhe dërgojini në adresën eunic.app@eunicapp.eu. Kandidatët e suksesshëm do të kontaktohen për një intervistë me ekipin e tyre në Pragë.

Për të tjera informacione, klikoni në faqen zyrtare.

 

Leave a Comment