APLIKONI në Youth Citizen Entrepreneurship Competition

APLIKONI në konkursin ndërkombëtar mbi sipërmarrjen Youth Citizen Entrepreneurship Competition deri më datë 30 Qershor 2016!

Ky është konkursi më i madh i sipërmarrjes në botë për të rinj të moshës 15-35 vjeç. Kushdo që ka një ide biznesi mund të bëhet pjesë e konkursit. Konkursi zhvillohet në një platformë multifunksionale online të quajtur Entrepreneurship Campus (Kampusi i Sipërmarrjes) i cili ofron kurse online falas për të gjithë anëtarët dhe ka një forum aktiv ku sipërmarrës të rinj ndajnë ide, diskutojnë dhe kontaktojnë njëri-tjetrin.

APLIKO ME IDE:

Mjafton të keni një ide biznesi dhe ju mund të bëheni pjesë e konkursit duke aplikuar në faqen e konkursit: https://www.entrepreneurship-campus.org

Për të marrë pjesë në konkurs, ju duhet të jeni të moshës 15-35 vjeç dhe ideja juaj duhet të përmbushë të paktën një nga 17 Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm, parashtruar nga UNDP. http://www.undp.org/content/undp/en/home/sdgoverview/post-2015-development-agenda.html

Që të merrni pjesë në konkurs, duhet si fillim të regjistroheni në faqen e konkursit (Entrepreneurship Campus) dhe të krijoni profilin tuaj personal. Pas këtij hapi, do t’ju vijë një email konfirmues dhe profili juaj do të aktivizohet. Më pas, ju mund të filloni aplikimin duke përshkruar shkurtimisht idenë tuaj të biznesit.

APLIKO ME PROJEKT:

Ju mund të bëheni pjesë e konkursit duke paraqitur projektin tuaj që mund të jetë një startup apo një OJF. Përshkruani projektin tuaj dhe bëhuni pjesë e projektit.

ÇMIME:

3 People’s Choice Awards

Konkursi Youth Citizen Entrepreneurship Competition do të shpërndajë 3 cmime People’s Choice Awards për 3 idetë / projektet që do të marrin shumicën e votave nga pjesëtarët e konkursit dhe platformës online Entrepreneurship Campus.

Grand Prize, Samiti i Berlinit

Çmimi i madh do t’i akordohet idesë fituese të konkursit që do të përzgjidhet nga një juri profesioniste e cila do të shqyrtojë hollësisht 3 idetë fituese të People’s Choice Awards. Çmimi do të prezantohet në Samitin e Sipërmarrjes në Berlin, në Tetor 2016.

Leave a Comment