Aplikoni në Programin e Bankës Botërore për Profesionistët e Rinj

Afati i aplikimit: 31 Korrik, 2015

Programi i Profesionistëve të Rinj të Bankës Botërore (YPP) është tashmë i hapur për aplikantët e interesuar.YPP është një pikënisje për një karrierë të shkëlqyer në Bankën Botërore. Që nga fillimi i tij në 1963, YPP ka rekrutuar mbi 1700 persona nga rreth 120 shtete, të cilët tani shkojnë nga punonjës të thjeshtë tek menaxhimi i lartë në Grupin e Bankës Botërore.

Ky program është projektuar për individë të kualifikuar dhe të motivuar të aftë në fushat relevante teknike/operacione të WBG të tilla si ekonomi, financë, arsim, shëndetësi publike, shkencave shoqërore, inxhinieri, planifikimi urban, bujqësi, burime natyrore dhe të tjera; si dhe për fusha që lidhen me korporatën WBG të tilla si komunikimi, teknologjia e informacionit, burimet njerëzore dhe financat korporative. Për të qenë konkurrues për këtë program shumë selektiv, kandidatët duhet të demonstrojnë një angazhim për zhvillimin,të kenë sukses akademik të provuar, arritje profesionale dhe aftësi lidershipi.

 

Kriteret

Në vijim janë kërkesat minimale që aplikantët të pranohen për Programin e Profesionistëve të Rinj.

  • Të jenë shtetas të një vendi anëtar të Bankës Botërore
  • 32 vjeç ose më të rinj
  • Një diplomë PhD ose Master dhe përvojë pune të rëndësishme [?]
  • Rrjedhshmëri në anglisht
  • Aftësi të plotë në një ose më shumë nga gjuhët që punon WBG: Arabisht, Kinezshe, Frëngjisht, Portugalisht, Rusisht, dhe spanishtja është e dëshiruar, por nuk kërkohet.
  • Specializim në një fushë relevante të tillë si ekonomi, financë, arsim, shëndetësi publike, shkenca shoqërore, inxhinieri, planifikim urban, bujqësi, burime natyrore, dhe të tjera.
  • Së paku 3 vjet përvojë profesionale përkatëse në lidhje me zhvillimin e vazhdueshëm apo studim akademik në nivel doktorature.

Kualifikimet e tjera

Të jetë konkurrues për numër të kufizuar të pozicioneve, një kombinim i kredencialet e mëposhtme është shumë e dëshirueshme:

  • Të shfaqin një përkushtim dhe pasion për Zhvillim Ndërkombëtar
  • Possess outstanding academic credentials
  • Të posedojnë kredenciale të jashtëzakonshme akademike
  • Të tregojë angazhim serioz ndaj klientit dhe aftësit lidershipi në ekip
  • Të kenë përvojë ndërkombëtare për zhvillimin e vendeve
  • Të jenë të motivuar për t’u zhvendosur dhe për të ndërmarrë detyra të tjera

Përfitimet

Profesionistëve të Rinj iu ofrohet një kontratë me afat 5-vjeçar, ku do të  kalojnë 24 muaj në një program zhvillimi të strukturuar, dhe të përfitojnë një shumëllojshmëri përfitimesh dhe mundësish.

  • Profesionistët e rinj mund të marrin pjesë në udhëtime biznesi në terren, tëa quajtur edhe ‘misione’, në vendet në zhvillim.
  • Pjesmarrje në aktivitete të ndërthurura, duke filluar që nga, e-learning, diskutime grupi me udhëheqësit e WBG, trajnime lidershipi, bisedat për zhvillim të karrierës, si dhe mundësitë për ‘networking’.
  • Pjesmarrje në disa trajnime dhe seminare.
  • Kompesimi: paga konkurruese, sigurim shëndetësor, përfitime të zhvendosjes fizike, planet e pensioneve dhe shumë më tepër.

 

Si të aplikoni?

Krijoni një llogari dhe plotësoni aplikimin online.

Sigurohuni që të keni dokumentat e mëposhtme:

 

 

Leave a Comment