Aplikoni në Konkursin Ndërkombëtar të eseve

Afati i aplikimit: 30 Shtator, 2015
Sfida Ndërkombëtare në Idetë Ekonomike (ICEI) është një konkurs ndërkombëtar esesh për studentë nga e gjithë bota. ICEI është një event vjetor që organizohet nga Shoqata e Studentëve të Ekonomisë në Universitetin Gadjah Mada (UGM).
Të gjithë pjesëmarrësit duhet të shkruajnë ese me temë “Politika financiare për të krijuar qëndrueshmërinë ekonomike”. Që nga viti 2006, ICEI ka frymëzuar shumë njerëz për të shprehur mendimin e tyre nëpërmjet shkrimit, duke impresionuar edhe jurinë me idetë e pjesëmarrësve.
Kriteret:
Të gjithë studentët universitar nga çdo vend në botë mund të marrin pjesë në ICEI. Pjesëmarrësit duhet të dorëzojnë një kopje të skanuar të kartës së studentëve apo çdo dokument tjetër që vërteton statusin e tyre aktual arsimor në kohën dorëzimit të esesë. Vetëm punimet individuale është i lejuar. Dorëzimi në ekip do të refuzohet.
Çmimet
- Çmimi i parë: 700 USD, çertificatë, libri Best Essays Compilation, 10 minuta prezentim në seminarin FSDE;
- Çmimi i dytë: 500 USD, çertificatë, libri Best Essays Compilation;
- Çmimi i tretë: 300 USD, çertificatë, libri Best Essays Compilation; Tre fituesit e parë do të ftohen për të marrë pjesë në Seminarin Ndërkombëtar FSDE në Yogyakarta, Indonezi me statusin VIP dhe privilegjin për të folur me folësin.
Procesi i pranimit:
Pjesmarrësit mund të dorëzojnë esenë e tyre me e-mail në icei.fsde2015@gmail.com. (shkarkoni guidën për skrimin e esesë në këtë LINK)
Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.